Janë rritur çmimet në Jug? Gazetari i Report Tv nga Vlora: Dreka vjet në një restorant në Nartë shkonte 50 mijë lekë, sivjet deri në 70 mijë

17 Korrik, 22:11| Përditesimi: 18 Korrik, 15:35

  • Share

Nga Vlora gazetari Armand Xhelili ka raportuar për situatën e turizmit në qyteti bregdetar. Sipas gazetarit të Report Tv, vihet re një tendencë në rënie e numrit të turistëve, por megjithatë ditët e fundit ka pasur një fluks të lartë.

Sipas gazetarët turistët shprehen se ka rritje të lartë të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar. Gazetari bëri edhe një krahasim në lidhje me çmimet, ku sipas tij nëse vjet një drekë në zonën e Nartës kushtonte 50 mijë lekë të vjetra, këtë vit çmimet janë rritur deri në 70 mijë lekë.

‘Në Lungomare për katër ditët e fundit ka popullim... Krahasuar me një javë më parë, jemi shumë më mirë. Por të krahasohemi me 1 vit më parë, nuk jemi më ato pritshmëri. Sot kam qenë në Zvërnec, por thuajse radhët e treta dhe të katërta ishin të boshatisura. Ka një tendencë në rritje të çmimeve edhe nga operatorët turistikë, deri në 25%. Në zonën e Lungormares turistët dhe qytetarët kanë parë një tendencë në rritje. Në zonën e Nartës këtë vit dreka shkon deri në70 mijë lekë, vjet ishte 50 mijë lekë.’- tha gazetari.

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?