Tre persona të tjerë pjesë e bordit të anijes Diamond Princess janë hospitalizuar pasi u konfirmuan pozitivisht me koronavirusin e Wuhan. Lajmi u bë me dije nga Ministria japoneze e shëndetësisë, e cila raporton se rreth 64 persona janë infektuar me koronavirusin deri tani.
Anija është karantifikuar në brigjet e Yokohama, afër Tokios, që nga e marta, pasi u zbulua se një ish pasagjer i saj, një 80-vjeçar, kishte rezultuar pozitiv pas testimeve për koronavirus.
Nga 2,600 pasagjerë, nga të cilët 428 janë amerikanë, 61 prej tyre tashmë rezultojnë pozitivë për virusin. Karantina pritet të zgjasë të paktën në 19 shkurt.
Chuang Shuk-kwan i Departamentit të Shëndetit në Hong Kong tha që të gjithë pasagjerët do të duhet të qëndrojnë në bord derisa "të përfundojmë punën e karantinës". Chuang, po ashtu, u shpreh se 33 anëtarë të tjerë të ekuipazhit kishin treguar simptoma të sëmundjes në shkallë të ndryshme, megjithëse shumica kishin testuar negativisht për koronavirusin.
Lajmi kryesor: