Japoni
Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit, me qendër në Hawaii është shprehur se rreziku nga cunami i paralajmëruar në zonat e prekura nga tërmeti në Japoni është ulur ndjeshëm.
Raportohet se dallgë rreth një metër të larta goditën qytetin, por në disa zona vlerësohet se lartësia e tyre shkoi në 3 metra.
Sidoqoftë autoritetet japoneze kanë lënë ende në fuqi paralajmërimet e tyre për rrezikun e një cunami, si dhe përsërisin thirrjen për evakuime sa më të shpejta.
Lajmi kryesor:
Japoni, tërmet me magnitudë 7.6 ballë! Katër viktima, qindra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja! Nuk ka rrezik për cunami
K.M/ReportTv.al