'Je shumë vonë doktor', aktorja i drejtohet Berishës në Shkodër: Djemtë s'kanë lekë për tu martuar

15 Shkurt 2022, 17:28| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 19:58

  • Share

Aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Rita Gjeka, ka qenë në një takim të zhvilluar këtë të martë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kandidatin për kryebashkiak Bardh Spahia dhe intelektualë të tjerë të qytetit. Duke iu drejtuar Berishës, që synoi të marrë PD-në, aktorja tha se ai është shumë vonë.

“Është shumë vonë, ishte dash ju së pari më herët për hatër tonë, që u jena vu mbrapa me qejf e dëshirë vazhdojmë emocionohemi prej jush, se di sa shpejt do mbërrijmë me riparu atë vonesë tuajën, së pari e gjithë atyre që merren me politikë”.- tha ajo.

Aktorja ka përmendur më tej shqetësimin e pagave për artistët dhe rrëfeu se me skandalin e publikimit të rrogave të shqiptarëve, vajza i kishte thënë nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”. Aktorja tha se të rinjtë për shkak të pagave të ulëta po shtyjnë dhe planet për martesë.

“Meqë kanë dalë këto rrogat. Na vjen pak sa marre sepse vajza ime kur e pa se sa e kisha rrogën unë, më tha nanë pash Zotin a të vjen marre që rrin tanë ditën në teatër dhe e ke rrogën 500 mijë lekë?! Ne i kemi rrogat më të ulëta se mësuesit, por ndihena mësues shumë ma të randësishëm se mësuesit. Sepse në fund të fundit ne edukojmë jo një brez, por disa. Nuk e di se si do të zgjidhet kjo punë. Kryetarja ka tentuar, ka bërë një shkallë krejt të vogël…Nja to rroga sepse ne jena vërtetë për bukë. Unë munem mos me fol krejt për veti, se them dritë paçin ata që na i kanë lanë, po ky nuk martohet, ky tjetri nuk ka prapë lekë me u martu. Nuk kanë lekë, janë rrogat shumë të vogla, duhet me e mëndur vërtetë mirë këtë punë sepse është e rëndësishme”, tha aktorja e njohur.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?