Qershi

Lifestyle

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

6 Qershor, 21:47| Përditesimi: 6 Qershor, 21:57

  • Share

Qershori është muaji i një prej frutave më të preferuara të verës: qershive. Ato nuk janë vetëm të shijshme, por kanë edhe shumë vlera ushqyese për shëndetin.

Të pasura me antioksidantë, si antocianina dhe quercetina, ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë burim i mirë i vitaminës C, që forcon sistemin imunitar.

Përmbajnë kalium, i cili ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe janë të pasura me fibra, që përmirësojnë tretjen dhe shëndetin e zorrëve. 

Cilat janë vetitë kuruese të qershive?

-Luftojnë inflamacionin

Qershitë kanë efekt anti-inflamator dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të artritit apo muskujve.

-Përmirësojnë gjumin

 Ato përmbajnë melatoninë, hormon që ndihmon në rregullimin e gjumit. Po ashtu ato ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare falë përmbajtjes së lartë në antioksidantë dhe kalium.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?