TIRANË- Partia Demokratike është vënë në lëvizje për t’u 'hakmarrë' ndaj të riut që u bë viral në rrjetet sociale pas fjalimit të tij në Kongresin e PS. Bëhet fjalë Dasho Veizajn, i cili është kallëzuar në SPAK nga ish-kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria. I riu lavdëroi PS në Kongres dhe fjalimi i tij ‘jemi petalet e partisë’ u bë viral në rrjet, saqë ka nisur të njihet edhe si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’.
Por, për çfarë bëhet fjalë? Gjikuria, i ka kërkuar SPAK-ut që krahas kallëzimit që ka bërë ndaj Vangjel Tavos për manipulim të listës së votuesve, të hetohet edhe rasti i të riut Dasho Veizaj. Gjikuria pretendon se i riu ka ndryshuar vendbanimin nga Lushnja në Himarë, duke përdorur dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimeve që i ka premtuar Partia Socialist dhe e ka kallëzuar për falsifikim të dokumenteve.
“Kërkoj që krahas ndjekjes penale të shtetasve të kallëzuar më parë, të ndiqet penalisht shtetasi Dasho Veizaj, pasi kundrejt përfitimeve që I ka premtuar Partia Socialiste, ka ndryshuar vendbanimin, duke përdorur dokumenta të falsifikuara pasi realisht ky shtetas nuk është banor I Bashkisë Himarë, duke konsumuar veprat penale të parashikuara në nenet 190 të K.Penal, duke dhënë rrethana të rreme në formularët dhe kërkesat drejtuar zyrës së gjendjes civile, si dhe atë të parashikuar në nenin 328/b të K.Penal, pasi këto veprime të tij janë kryer kundrejt premtimeve për favorizime të ndryshme nga Partia Socialiste”.
Gjikuria pretendon se Veizaj ka deklaruar publikisht se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, por ka votuar në zgjedhjet e pjesshme në Himarë në 2024.
“Sa kohë që shtetasi Dasho Veizaj, publikisht deklaron se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ka dyshime të arsyeshme se transferimi prej tij i gjendjes civile në bashkinë Himarë është kryer në shkelje të ligjit nr. 10129/2009 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar për të provuar vendbanimin apo qëndrimin e tij në Bashkinë Himarë, me qëllim mbështetjen e një subjekti të caktuar zgjedhor, konkretisht kandidatit të Partisë Socialiste, “petal” i së cilës është edhe ai”, shkruan ndër të tjera Gjikuria.
Po ashtu, ish-kandidati i opozitës kërkon verifikim edhe për Dritan Shakohoxhën.
“Ky verifikim duhet të kryhet edhe për shtetasit e tjerë të kallëzuar, përfshirë edhe vetë kandidatin Vangjel Tavo, apo shtetasin Dritan Shakohoxha, I cili megjithëse person publik në Tiranë, rezulton që të në vitin 2024 të ketë ndërruar vendbanim familjarisht duke u bërë banor I bashkisë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht 2024. Duke krahasuar qelizat telefonike të shërbimit të telefonisë celulare të këtyre shtetasve, do të rezultojë qartësisht nëse kanë banuar në territorin e bashkisë Himarë, apo janë “banorë” vetëm për zgjedhjet e kësaj bashkie, duke përdorur në këtë mënyrë dokumente të falsifikuara në praktikën e ndryshimit të vendbanimit të tyre”.
Gjikuria kërkon hetim mbi shpenzimet e institucioneve shtetërore, duke pretenduar se qeveria dhe zyrtarë të lartë socialistë kanë përdorur burime publike për të favorizuar Tavon.
Sipas nenit 328/a të K.Penal ndalohet përdorimi I të mirave publike për të favorizuar një kandidat të caktuar. Në rastin konkret, ashtu si dhe është parashtruar në kallëzim, në lidhje me përdorimin e punonjësve të administratës publike, I shërbimeve të Kadastrës për qëllime elektorale, pranuar në deklarimet publike të të kallëzuarit Vangjel Tavo, nga Bashkia Himarë, që administron territorin e institucioneve arsimore, është lejuar përdorimi I kësaj të mire publike, me qëllim favorizimin e kandidatit Vangjel Tavo.
Po ashtu referuar të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, për konsumin e karburantit, apo kohë-qëndrimin, shërbimet, etj, është e nevojshme të hetohen shpenzimet e administratës publike në muajin korrik deri në datën 04.08.2024, pasi nga konstatimet publike, I gjithë aparati I Këshillit të Ministrave, disa kryetarë bashkie të bashkive socialiste, kryetari I bashkisë Vlorë, Fier, Tiranë, kanë qënë në territorin e bashkisë Himarë dhe kanë marrë pjesë aktivisht në fushatë elektorale në favor të kandidatit të Partisë Socialiste, të kallëzuarit Vangjel Tavo. Po ashtu janë konstatuar të gjithë ministrat kryesisht kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrja Belinda Balluku, Taulant Balla, Elisa Spiropali, etj kanë marrë pjesë aktivisht në fushatë elektorale. Në rast se këta shtetas kanë përdorur karburantin apo kanë përfituar dieta shërbimi etj, kanë konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 328/a I K.Penal, duke qënë se janë përdorur të mira publike, mjete financiare shtetërore, me qëllim kryerjen e fushatës elektorale në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste.
Gjikuria kërkon informacion nga SPAK se çfarë ka ndodhur me padinë e tij ndaj Tavos në korrik 2024.
Dokumenti i dorëzuar nga Gjikuria në SPAK
Komente

Shikoi fytyren dhe prerjen e flokve si korean dhe prit nga ky petali per ndryshim ne te ardhmen,nga keto lloj vemjesh dhe nje qelizoresh nuk ecën perpara Shqiperia.
PërgjigjuE po mesoi nga ty qe na erdhe nga U.S te kandidoje si grek Shqiperie.
PërgjigjuPO KAN QENË DISA PETALE MAVI NË HIMARË PËR PUSHIME DE I KAN FUT DHE NGA NJI VOTIM PËR SHPLARJE TË DIRIGJUAR NGA ALI RAMA ME 60 HAJDUTË....
Përgjigju