Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është e pavarur në sektorin e shërbimeve dixhitale, por gjithsesi ai thotë se në këtë sektor kemi boshllëqe. Në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama tha se boshllëqet sidomos janë në sektorin privat, i cili ende nuk e ka kuptuar rrezikun e ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike
“Një pjesë e juaja janë të lidhur ngushtë me tregun dhe me aktorë domethënës në tregun ndërkombëtar, kjo do të thotë që janë të lidhur edhe me punën, produkte të cilat nëse janë të vlefshme dhe u shërbejnë situatave të administrimit publik jashtë Shqipërisë, nuk kanë arsye përse të mos shërbejnë dhe brenda Shqipërisë. Kemi nevojë për çdo gjë në këtë aspekt, dhe duke mos e njohur si duhet sektorin nga brenda i referohemi çfarë njohim dhe dimë nga vitrina globale e sektorit. Kemi të gjitha arsyet të besojmë që së bashku mund edhe të angazhohemi për produkte të dedikuara që nuk janë ekzistente, por që mund të krijohen bashkërisht. Në vend se të shkojmë të paguajmë për produkte ekzistuese që vijnë nga jashtë. Në këtë aspekt, nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendit, ku tendenca për tu pavarësuar nga shërbimet globale është gjithnjë e më fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit përmes sulmeve kibernetike. Kemi bërë goxha progres në këtë asket. Kemi cloudin tonë në shërbimet tona dixhitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat ku ka mangësi të madhe informuese dhe vetëdijes se çfarë mund të vijë nga ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike. Po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar që sektorin provat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të jemi një ofertë për sektorin provat duke parasysh parasysh talentet që keni arritur të mblidhni”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kemi çdo ditë sulme kibernetike, detyrim pushtetit vendor dhe privatit të investojnë në teknologji! Do vijë koha e ministrave 'AI' (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al