BERAT- Mbërritja e kryeministrit Edi Rama në Berat, nuk u shoqërua me prerje kokash të drejtorëve dhe tonet ultimative që kanë parë bashkitë e tjera. Përkundrazi, shefi i qeverisë mblodhi aty sipërmarrësit më të suksesshëm të start-up-eve, duke u premtuar se i gjithë shteti do të jetë në dispozicion të biznesit të teknologjisë.
Ai përmendi lulëzimin e ndërtimeve pa leje në Theth apo abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi si një produkt i njeriut të korruptueshëm, gjë që mund ta zgjidhë vetëm teknologjia, sipas Ramës.
Kryeministri është i bindur se nuk është larg koha, kur ministrat nuk do të jenë më njerëz.
"Mund të vijë dita që ministrin X e ke IA. S’ka as kushëri për të futur në punë, s’ka as interesa të asnjë natyre që të prishin proceset, nuk po them që ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi do ta merrnim përsipër, por është e pafundme kjo botë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Rama theksoi rëndësinë e krijimit të një ure komunikimi të qëndrueshme mes qeverisë dhe sipërmarrësve të rinj, duke ofruar jo vetëm mbështetje institucionale, por edhe financiare. Për Ramë tashmë ka ardhur koha që qeveria të bëhet partnere në këtë botë të re.
“Ne kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtëpërdrejtë me ju, në funksion të interesave që përpiqemi të mbrojmë, dhe partner në sensin e financimit. Financim jo vetëm nga buxheti, por krijim të instrumentave të tjerë për financimin tuaj”, theksoi Rama.
Kryeministri propozoi gjithashtu ngritjen e një Këshilli për teknologjinë dhe inovacionit, që të mblidhet tre herë në vit, për të adresuar problematikat dhe zhvillimet e reja në këtë sektor dinamik.
“Ja vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi të paktën 3 herë në vit për të diskutuar mbi çështjet dhe të rejat, qoftë për mirë qoftë për keq, të katërmujorit të mëparshëm, natyrisht nëse ju jeni dakord”, tha Rama.
Në fokus të diskutimit ishte edhe siguria kibernetike. Ndërsa tha se tashmë Shqipëria është e pavarur në sektorin e shërbimeve dixhitale, Rama theksoi nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit në sektorin privat.
“Kemi cloudin tonë në shërbimet tona dixhitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat ku ka mangësi të madhe informuese dhe vetëdijes se çfarë mund të vijë nga ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike. Po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar që sektorin provat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të jemi një ofertë për sektorin provat duke parasysh parasysh talentet që keni arritur të mblidhni”, tha Rama.
Nisur nga kjo, Rama u ndal edhe tek sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke thënë se ende përballemi çdo ditë me sulme, por nuk kanë pasur asnjë sukses. Rama përmendi vetëm sulmin ndaj Bashkisë së Tiranës, duke thënë se nuk ka qenë pjesë e sistemit të mbrojtjes që ka ngritur qeveria.
S’jemi në luftë me një haker anonim, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se po planifikojnë ndërtimin e një sistemi dhe detyrimin e të gjitha institucioneve të pushtetit vendor dhe sektorit privat investimin në teknologji. Bizneseve tha Rama përqindjen e investimit do t’ia zbresin nga taksat.
Dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare, perfeksionimin e tyre dhe përfshirjen sa më shumë të teknologjisë në qeverisje, Kryeministri Edi Rama e ka një ndër synimet e tij.
Kreu i qeverisë vlerëson portalin e-Albania, ka thënë se po punohet që prokurimet publike të bëhen me Inteligjencë Artificiale, por së fundmi është shprehur se në të ardhmen Inteligjenca Articiale mund të zëvendësojë edhe ministrat në qeveri.
Në takimin me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama solli në vëmendje rastin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku një vëzhgues i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale merr pjesë në mbledhjet e bordit dhe ndërhyn me këshillime.
Kryeministri shtoi se në të ardhmen, Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë edhe kabinetin qeveritar, megjithëse theksoi se ky nuk është synim i qeverisë shqiptare.
“Ishim me përfaqësuesit e delegacionit të Emirateve të Bashkuara dhe pashë një produkt që ata e kishin nisur në fondin e tyre të madh të zhvillimit, mbledhjet e bordit të tyre bëheshin me praninë e një vëzhguesi Inteligjencë Artificiale. Dhe vëzhguesi IA ishte pjesë e bordit dhe pasi flisnin, ai mbante gjithë shënimet, prodhonte protokollin, dhe jepte opinion mbi çfarë u tha duke ju referuar gjërave që ata i kanë bërë përpara dhe mund t’i kishin harruar në atë diskutim, ose duke ju referuar gjërave që kishin thënë se do t’i mbanin parasysh me temën. Ata thonin se është akoma vëzhgues, por ajo që vëzhguesi po bën dhe çfarë vëzhguesi po na e provon përditë, është që shumë shpejt ai mund të bëhet anëtari më efikas i bordit.
Ku të çon kjo? Kjo të çon në idenë që shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh Inteligjencë Artificiale. Mund të vijë dita që ministrin X e ke IA. S’ka as kushëri për të futur në punë, s’ka as interesa të asnjë natyre që të prishin proceset, nuk po them që ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi do ta merrnim përsipër, por është e pafundme kjo botë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat me përfaqësues të teknologjisë në një takim në Berat. Në mbyllje të takimit, Rama tha se do nxjerrin konkluzionet ndërsa me batuta shtoi se mbrapa kanë shishet e verës dhe s’do ikin nga kantina pa u nxjerrë nga barku atë që s’duan ta thonë.
“Në fund të bëjmë konkluzionet. Më thoshte ministrja mos e mbyll se këta duan të flasin kur të jesh ti. Unë këtu jam dhe në fund cilido që ka diçka për të thënë s’ka për të ik nga kantina pa e thënë. Aty mbrapa janë shishet e nevojshme për tu nxjerrë nga barku edhe atë që nuk doni ta thoni”, tha Rama.
Zhvillimi teknologjik i Shqipërisë është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, posaçërisht edhe të Kryeministrit Edi Rama.
Kreu i ekzekutivit ka përsëritur sërish ambicien e qeverisë për të futur Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike, me qëllim për të shmangur interferencat njerëzore.
Në takimin me përfaqësues të start-upeve dhe teknologjisë në Berat, Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është duke punuar që Prokurimet Publike të bëhen me Inteligjencë Artificiale, dhe ndërhyrja e njeriut do të duhet vetëm në fund për të firmosur.
“Faktet tregojnë që ka akoma shumë për të bërë në aspektin e qeverisjes dhe një nga produktet ku unë jam investuar personalisht dhe po punojnë ësbhtë se në fund të ditës besoj që produktet tona lidhen me hallin. Ke një hall që do ta zgjidhësh dhe je përpjekur shpesh ta zgjidhësh me njërëzit, i drejtohesh teknologjisë. Unë besoj që kemi kapacitet që Shqipërinë ta kthejmë nga një vend ku prokurorimet publike në vendin që zhduk fare intereferencën e njerëzve në prokurime. Jemi duke punuar me modelin e inteligjencës artificiale për prokurimet, pa njerëzit, ku njerëzit kanë një rol vetëm në fund, të firmës. Por të gjithë punën nga termat e referencës deri te vlerësimi i ofertave mund ta bëjë fare mirë inteligjenca artificiale”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Në një takim me përfaqësues të teknologjisë në Berat, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Rama tha se kemi sulme kibernetike çdo ditë, por qeveria ka marrë masa, ndërsa kritika pati për institucionet e pushtetit vendor. Rama tha se pati një sulm ndaj pushtetit vendor, duke iu referuar Bashkisë së Tiranës. Kryeministri theksoi se nuk jemi në luftë me një haker anonim, por me një nga vendet me të fuqishme kiberentike.
Edhe për sektorin privat thotë se nuk kanë invetsuar në këtë fushë, duke theksuar se do t’i vendosim detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Sektorit privat, do ia zbresin nga taksat, tha Rama.
“Kemi shumë potencial dhe duam që në këtë mandat, të vëmë shumë theksin në këtë pikë dhe të rrisim mbështetjen, kur vjen puna tek sektori privat ju dini sa larg jemi. Ne jemi para, sepse qeveria është fiksuar tek kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha në Shqipëri që mund të bëjnë në këtë fushë për vetën e tyre dhe janë të pambrojtura nga ana e cyber, mund të shkosh dhe ti sulmosh e ti bësh copash. Ne nuk jemi në luftë me një haker anonim, ne jemi në luftë me një nga vendet më të fuqishme kibernetike. Kemi çdo ditë sulme sistematike dhe nuk keni dëgjuar më asgjë, ndodhi diçka me një institucion të pushtetit vendor që ishte jashtë sistemit të mbrojtjes. S’mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve dhe mund të bëjnë problem shumë të madh. Jemi duke menduar si të ndërtojmë një sistem ku nga një anë ti vendosim një detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat të shohim mundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”, tha Rama.
Qeveria zhvilloi gjatë ditëve të fundit një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, çka ngjalli pakënaqësinë e banorëve dhe shkaktoi debate.
Pyetja rëndom që është ngritur nga qytetarët, ka qenë përse autoritetet nuk morën masa më herët për të mos i lejuar këto ndërtime.
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë.
Kryeministri u shpreh se për parandalimin e ndërtimeve pa leje në Theth nuk ka funksionuar zinxhiri, duke përmendur sërish edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.
“Detyrimisht përgjigjia bëhët e vështirë sepse ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur dhe zinxhiri nuk ka funkionuar sepse një strukturë e ka çuar në Prokurori. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme etj. Kjo do të thotë që koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lidere të BE, ka qenë krejtësisht e pamjaftueshme. Se u bë në Shqipëri shumë zhurmë për një raport të auditit të brendshëm të BE për fondet e bujqësisë, mirëpo ajo që shohim sot me një tjetër vend të BE, nga i njëjti audit, është më e frikshme se sa çfarë doli nga auditi i Shqipërisë. Ai audit ka pranuar se në vendet e BE problematikat me fondet e bujqësisë mbeten reale sepse është njeriu në mes. Teknologjia këtu mund të na ndihmojë jashtëzakonisht. Ne kemi agjencinë e gjeo-referencave, ne kemi dronët që i kemi marrë për të kontrolluar vendin tonë, kemi satelitët, por na mungon një sistem funksional informacioni që të përpunojmë në kohë reale dhe nuk ka më nevojë as të kesh inspektorë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Aksioni në Theth zgjati rreth 9 ditë ku u shembën disa ndërtime pa leje.
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është e pavarur në sektorin e shërbimeve dixhitale, por gjithsesi ai thotë se në këtë sektor kemi boshllëqe. Në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama tha se boshllëqet sidomos janë në sektorin privat, i cili ende nuk e ka kuptuar rrezikun e ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike
“Një pjesë e juaja janë të lidhur ngushtë me tregun dhe me aktorë domethënës në tregun ndërkombëtar, kjo do të thotë që janë të lidhur edhe me punën, produkte të cilat nëse janë të vlefshme dhe u shërbejnë situatave të administrimit publik jashtë Shqipërisë, nuk kanë arsye përse të mos shërbejnë dhe brenda Shqipërisë. Kemi nevojë për çdo gjë në këtë aspekt, dhe duke mos e njohur si duhet sektorin nga brenda i referohemi çfarë njohim dhe dimë nga vitrina globale e sektorit. Kemi të gjitha arsyet të besojmë që së bashku mund edhe të angazhohemi për produkte të dedikuara që nuk janë ekzistente, por që mund të krijohen bashkërisht. Në vend se të shkojmë të paguajmë për produkte ekzistuese që vijnë nga jashtë. Në këtë aspekt, nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendit, ku tendenca për tu pavarësuar nga shërbimet globale është gjithnjë e më fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit përmes sulmeve kibernetike. Kemi bërë goxha progres në këtë asket. Kemi cloudin tonë në shërbimet tona dixhitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat ku ka mangësi të madhe informuese dhe vetëdijes se çfarë mund të vijë nga ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike. Po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar që sektorin provat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të jemi një ofertë për sektorin provat duke parasysh parasysh talentet që keni arritur të mblidhni”, tha Rama.
Në takimin me përfaqësues të teknologjisë në Berat, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat. Teksa iu kërkoi që të shprehen lirisht dhe të japin sugjerime në këtë takim, kreu i qeverisë tha me shaka se ata mund të hakmerren ndaj qeverisë duke e sulmuar kibernetikisht nëse nuk iu pëlqen ndonjë gjë.
“Këtu ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur, juve e keni edhe lirinë që të thoni atë që doni dhe mendoni se nuk keni asnjë varësi nga ne. Dhe dispononi edhe instrumenta që mund të na bëni dëm nëse doni të merrni hak për ndonjë komunikim të papërshtatshëm nga ana jonë. Të na e bëni dëmin dhe pa e kuptuar se na e bëni dëmin dhe ta shijoni me talentet që keni duke parë se si na bllokoni”, tha Rama.
Në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, kryeministri Edi Rama propozoi ngritjen e një Këshilli ose Forumi ku të mblidhen 3 herë në vit për të diskutuar.
“Ja vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi të paktën 3 herë në vit për të diskutuar mbi çështjet dhe të rejat, qoftë për mirë qoftë për keq, të katërmujorit të mëparshëm, natyrisht nëse ju jeni dakord”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në takimin që po mban në Berat me përfaqësues të start up-eve, theksoi se duhet të adresojnë problematikat e botës së re të teknologjisë. Kreu i qeverisë tha se duhet të krijohet një “urë komunikimi” me 'komunitetin' teknologjik, duke shtuar që edhe shteti të bëhet partner.
“Nëse nuk arrijmë të ngremë një urë komunikimi me komunitetin tuaj, dhe të përpiqemi të mësojmë dhe kuptojmë sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të komunitetit tuaj. Pasi jam i bindur që nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur duke vënë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, brumë për të pjekur në këtë furrë të re. Kështu që çka i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo, dhe të trajtojmë në mënyrë sa më shumë shteruese, problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor, dhe përshtatjen e aftësive, për transformmin dixhital dhe qeverinë elektronike, për të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, financimin sektorial, për integrimin ndërkombëtare, aksesin në tregje dhe gadishmërinë për eksport dhe të kuptojmë sesi këtë ndërveprim ta ngremë në një nivel të një komunikimi konstant, kur të mos i mbetet as rastësisë dhe as një pikë takimi në kohë. Mundësia për të shprehur qoftë shqetësime, ide edhe propozime për bashkëpunim. Ne kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtëpërdrejtë me ju”, theksoi Rama.
Komente

Po vjen koha e Kryeministrit AI….
PërgjigjuZinxhiri nuk te ka funksionuar per asgje jo vetem per thethin se e ke gjith administratën te korruptuar
Përgjigju