Zhvillimi teknologjik i Shqipërisë është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, posaçërisht edhe të Kryeministrit Edi Rama.
Kreu i ekzekutivit ka përsëritur sërish ambicien e qeverisë për të futur Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike, me qëllim për të shmangur interferencat njerëzore.
Në takimin me përfaqësues të start-upeve dhe teknologjisë në Berat, Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është duke punuar që Prokurimet Publike të bëhen me Inteligjencë Artificiale, dhe ndërhyrja e njeriut do të duhet vetëm në fund për të firmosur.
“Faktet tregojnë që ka akoma shumë për të bërë në aspektin e qeverisjes dhe një nga produktet ku unë jam investuar personalisht dhe po punojnë ësbhtë se në fund të ditës besoj që produktet tona lidhen me hallin. Ke një hall që do ta zgjidhësh dhe je përpjekur shpesh ta zgjidhësh me njërëzit, i drejtohesh teknologjisë. Unë besoj që kemi kapacitet që Shqipërinë ta kthejmë nga një vend ku prokurorimet publike në vendin që zhduk fare intereferencën e njerëzve në prokurime. Jemi duke punuar me modelin e inteligjencës artificiale për prokurimet, pa njerëzit, ku njerëzit kanë një rol vetëm në fund, të firmës. Por të gjithë punën nga termat e referencës deri te vlerësimi i ofertave mund ta bëjë fare mirë inteligjenca artificiale”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kemi çdo ditë sulme kibernetike, detyrim pushtetit vendor dhe privatit të investojnë në teknologji! Do vijë koha e ministrave 'AI' (VIDEO)
V.GJ /SI.E./ReportTv.al