Pyetjeve të një gazetari në Prishtinë se ‘a është pro serb’ apo a do të rrëzojë Qeverinë e Kosovës, kryeministri Rama i është përgjigjur me ironi dhe batuta. Rama tha shkurt ‘sigurisht’ kur u pyet nëse janë të vërteta akuzat që është pro serb.
“Pro serb? Sigurisht. Unë jam vëllau i Vuqiqit’. Por përtej kësaj unë dua të them se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë çmos që të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, që jo pa arsye është edhe pjesa më e prapambetur ekonomikisht. Dua ta përsëris që me albinin ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme, shumë miqësore dhe do jetë e tillë gjithmonë, por juve ju duket si shkaka, po kjo është e vërteta. Ne jemi të qetë dhe po të shokoni kur jemi baskë volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk qenka vëllau i Vuqiqit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”, tha Rama.
Sa i përket rrëzimit të qeverisë së Kosovës, Rama tha se Albin Kurtin e rrëzon vetëm një protestë e Albinit. Ndësa kryeministri i Kosovës kishte këtë koment për pyetjet e gazetarit.
“Së parti ne nuk mund të bëjmë tani gonglomerat përgjigjesh për çfarëdolloj pyetjesh. Se pastaj nuk jemi më kryeministra, por edhe analistë politike jo të mirë. Porti i Durrësit, Porti i thatë dhe hekurudha në mes janë çështjet për të cilat unë dua të flas”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
110-vjetori i 'Ditës së Flamurit', në nëntor mbledhje e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri! Rama: Jemi të ndarë? Me këtë qeveri marrëveshjet më të mëdha (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al