110-vjetori i 'Ditës së Flamurit', në nëntor mbledhje e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri! Rama: Jemi të ndarë? Me këtë qeveri marrëveshjet më të mëdha (VIDEO)

20 Qershor 2022, 13:58| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 22:28

  • Share

Ndonëse Kosova nuk është bërë pjesë e nismës 'Ballkani i Hapur', kryeministri Edi Rama tha se nuk i pengon në marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale. Të njëjtën gjë e theksoi edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së 8-të të dy qeverive.

"Marrëdhënie tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërorë dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit", tha Kurti. Duke u ndalur tek kritikat për marrëdhënien mes tyre, Rama gjeti një mënyrë për t'i dhënë përgjigje të gjithëve. Kryeministri u shpreh se me qeverinë e Albin Kurtit janë nënshkruar marrëveshjet më të mëdha.

Pas propozimit të Kryeministrit Rama, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive sot në Prishtinë është rënë dakord që të mbahet në nëntor mbledhja e përbashkët e 2 kuvendeve.  

“Pas çdo mbledhje të përbashkët ne i afrohemi dokumentit të partneritet strategjik, të nënshkruar në Prizren në vitin 2014. Rama dakord që në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë për herë të parë Kuvendin e përbashkuar të të dyjave republikave. Seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’i adresuar popullit shqiptar në të dy anët e kufirit”, tha Rama në konferencë për mediat me Albin Kurtin.

Sa i përket akuzave të Dick Marty për krimet e luftës në Kosovë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të paraqesë në Këshillin e Evropës një diskutim në lidhje me pavërtetësinë duke theksuar se bota duhet ta dëgjojë këtë fakt. Rama nuk kurseu ironitë dhe batutat kur u pyet nga një gazetar nëse është 'pro serb'.

"Pro serb? Sigurisht. Unë jam vëllau i Vuqiqit’. Por përtej kësaj unë dua të them se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë çmos që të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, që jo pa arsye është edhe pjesa më e prapambetur ekonomikisht", tha Rama.

Ndër të tjera, Rama zbuloi se në fund të vitit do të publikohet revista e parë bashkëqeveritare dhe fletorja zyrtare e dy qeverive, të cilat do t'i shërbejnë të gjithë të interesuarve për të parë të gjitha faktet dhe shifrat e bashkëpunimit.

Ora 14:37
'Nuk e përmendni Osmanin si presidente?’ Përgjigjet Rama: Nuk e nënçmoj, i uroj shëndet

 

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur edhe për marrëdhënien me presidenten Vjosa Osmani.

Pyetja: Ju përmendi Thaçin duke e quajtur president të Kosovës, nuk e keni përmendur Osmanin, pse kjo mungesë reference?

Rama: Duhet ta hedhim të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive, që termin ish-president nuk e përdorim. Nëse e shikoni si përdoret në SHBA. Kur unë them Presidenti Thaçi nuk nënkupton se cila është presidentja e Kosovës, Vjosa gëzon shëndet të plotë, s'ka probleme me Hagën, i uroj shëndet, Nuk ka aryse se përse kur i drejtohem Hashimit po nënçmoj presidenten aktuale.

 

Ora 14:23
Jeni pro serb? Rama përgjigjet me ironi: Sigurisht! Dua rrëzimin e Qeverisë në Kosovë? Kurtin e rrëzon vetëm një protestë e Albinit

Pyetjeve të një gazetari në Prishtinë se ‘a është pro serb’ apo a do të rrëzojë Qeverinë e Kosovës, kryeministri Rama i është përgjigjur me ironi dhe batuta. Rama tha shkurt ‘sigurisht’ kur u pyet nëse janë të vërteta akuzat që është pro serb.

“Pro serb? Sigurisht. Unë jam vëllau i Vuqiqit’. Por përtej kësaj unë dua të them se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë çmos që të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, që jo pa arsye është edhe pjesa më e prapambetur ekonomikisht.  Dua ta përsëris që me albinin ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme, shumë miqësore dhe do jetë e tillë gjithmonë, por juve ju duket si shkaka, po kjo është e vërteta. Ne jemi të qetë dhe po të shokoni kur jemi baskë volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk qenka vëllau i Vuqiqit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”, tha Rama.

Sa i përket rrëzimit të qeverisë së Kosovës, Rama tha se Albin Kurtin e rrëzon vetëm një protestë e Albinit. Ndësa kryeministri i Kosovës kishte këtë koment për pyetjet e gazetarit.

 “Së parti ne nuk mund të bëjmë tani gonglomerat përgjigjesh për çfarëdolloj pyetjesh. Se pastaj nuk jemi më kryeministra, por edhe analistë politike jo të mirë. Porti i Durrësit, Porti i thatë dhe hekurudha në mes janë çështjet për të cilat unë dua të flas”, tha Kurti.

Ora 14:16
Heqja e tarifave doganore, Rama nuk jep datë: Nuk do përfitojnë të gjithë! Volumin tregtar e kishim më shumë se çmimi i këpucëve të Ronaldos

 

Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e djeshme se do të hiqen të gjitha detyrimet doganore për të gjitha mallrat nga Kosova që do të vijnë në Shqipëri. Edhe ditën e sotme, në konferencën për shtyp nuk dha një datë për këtë por e çoi fokusin tek volumi tregtar duke thënë se ka arritur pak më shumë se çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos.

"Dua të them që ne kemi sot një problem që është i vjetër, nuk është i ri. Sot në mbledhjen që spoa mbaroi ramë dakord për një studim për BE. Ky është një problem që e kemi adresuar me të gjitha qeveritë më përpara. Unë besoj që në të gjitha rastet, ajo që patë me portin e Durrësit dhe të Prshtinës sepse është një port i shtrirë, është zgjidhja përfundimtare e kësaj historie, lidhet me nevojën për të pasur autonomi që të mos goditet financiarisht nga sinergjia. Nuk e kisha në asnjë kontekst tjetër përvecse në këtë që pala e Kosovës ka kërkuar kohë.

Ne nuk kemi nevojë të studiojmë, kështu që do e bëjmë nga ana jonë dhe do përfitojnë kompanitë e Kosovës. Nuk do përfitojnë të gjithë në të njëjtën kohë, s'ka problem, të përfitojë një pjesë. Por ama e kishim volumin tregtar pak më shumë se çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos. Duam të shkojmë tek i gjithë Manchester United si volum", tha Rama.

Ndërsa Kurti tha që janë të interesuar që t'i bashkohen kësaj marrëveshje.

"Jemi të interesuar që të bashkohemi në këtë aspekt, andaj është një marrëveshje shumë serioze dhe në muajt në vijim do të rritet shkëmbimi i ndërsjelltë tregtar dhe investimet tek njëri-tjetri. 19 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, është shumëfish më shumë se ndonjë iniciativë tjetër rajonale, por jam i bindur që lajm sot është përforcimi dhe avancimi i të përbashkëtës tonë, jo dallimi. Mbase do marrë fillim të ri procesi i Berlinit, Jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim, por soty nuk kishim takim rajonal por bilateral e vëllazëror", tha Kurti.

Ora 14:10
‘Ballkani i Hapur’ Rama: Nuk na bashkon, por as s'na ndan! Kurti: S’kam asgjë të re, vëllezërit s’kanë nevojë për ndërmjetësues

 

Duke u ndalur tek çështja e Ballkanit të Hapur, dy kryeministrat shqiptar ndahen për këtë nismë, por kjo nuk i pengon në marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale. Kështu thanë në një konferencë të përbashkët kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama.

Kurti: Së pari duhet të theksojmë se arritëm marrëveshje protokolle dhe memorandume 19 sot dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëdhënie tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërorë dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Janë marrëveshje që të forcojmë të dy shtetet tona. Për çështjen e Ballkanit të Hapur është e një dimensioni tjetër, nuk kam asgjë të re tu them.

Rama:  Nuk na bashkon, por as nuk na ndan. Kemi këndvështrime të ndryshme, por këto nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale ne të vazhdojmë të ecim përpara, ashtu sikundër theksoj se porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën. Operatorët ekonomikë, dhënia të gjithë kompanive që kontribuojnë në volumin tregtar mes 2 vendeve dhe nuk kanë risk të lartë, që do të thotë nuk janë të dyshuara për veprimtari të paligjshme, e një autorizimi për të pasur një korridor pa asnjë kontroll në doganë, këtë e kemi në Ballkanin e Hapur dhe këtë duam të jetësojmë edhe më Kosovën

Tarifat doganore: Sot në Ballkanin e Hapur, duam ta bëjmë edhe me Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë në të dyja drejtimet pa asnjë diskutim, për tarifat doganore kosova ka kërkuar kohë për studim ekonomik, ne do ta hapim pa tarifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës

Mos kërkoni qeveritë kur flasim për sipërmarrje, sipërmarrësit shqiptarë në Shqipëri Kosovë, janë sipërmarrës të Shqipërisë dhe të të gjithëve, është e rëndësishme që Shqipëria të jetë e gatshme ti pranojë e ti krijojë kushte. Jam shumë i lumtur për çdo investim të huaj që vjen në Shqipëri, por ne kemi nevojë për kampionët tanë që bëjnë sipërmarrje në Shqipëri Kosovë etj dhe që përfaqësojnë fuqinë e sipërmarrësve shqiptarë. Që takohem me bizneset nuk ka të bëjë në marrëdhëniet me qeverinë e Koovës dhe nuk duhet të përfshihet asnjë spekulim.

Ora 14:02
Rama i përgjigjet kritikëve: Me qeverinë e Kurtit kemi shkallën më të lartë të nënshkrimit të marrëveëshjeve

1655726312_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve për përplasjen me qeverinë e Albin Kurtit.

"Kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur të punës mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të nënshkrimit të marrëveshjeve të nënshkruara përfshirë dhe ato të kaluara. Shpresoj të konsiderohet fakt dhe jo për spekulime se jam i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës", tha Rama.

Ora 13:59
Rama: Do publikojmë revistën e parë bashkëqeveritare dhe do të kemi fletore të përbashkët zyrtare

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë fletore zyrtare të dy qeverive që publikohet rregullisht në fund të çdo viti.

"Kemi rënë dakord që në periudhën e fundit të vitit të publikojmë revistën e parë bashkëqeveritare e cila do ti shërbejë të gjithë të interesuarve për të parë të gjitha faktet dhe shifrat e bashkëpunimit, të gjitha marrëveshjet dhe nivelin e zbatimit të tyre. 

Do të kemi një fletore zyrtare të të dyja qeverive, e cila publikohet rregullisht në fund të çdo viti për të informuar të gjithë të interesuarit për ecurinë e bashkëpunimit mes nesh. Albini e tha me fjalë të tjera, unë po e them me shifër. Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë 136 milionë euro, volum qesharak, sot jemi në 433 milionë euro që nuk është ende volumi që kemi ambicien të arrijmë, e kemi deklaruar që duam më shumë se 1 miliard, por nuk mund ta quash më të papërfillshëm. Nuk është një shifër me pak domethënie, por rezultat i mundit, i djersës, ambicies së sipërmarrësve shqiptarë dhe i nxitjeve që kemi mundur të krijojmë", tha Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 20/06/2022 16:27

    Bashkpunimi ben fuqi dhe krijon lidhje midis dy vendeve qe do ndihmoje ne zhvilllimin e perbashket te shqiperise dhe kosoves

    Përgjigju
  • Astrit: 20/06/2022 16:27

    Urojm qe te realizohet dhe nje mbledhje midis kuvendeve sepse pas mbledhjes se qeverive u firmosen shume marreveshje fitimprurese

    Përgjigju
  • Tani: 20/06/2022 15:30

    Shqiperia dhe kosova jane nje vend dhe sa me shume te bashkpunojm aq me shume do te aftohemi me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Titi: 20/06/2022 15:29

    Sa me shume te bashkpunojm me vellezrit tane aq me shume do te zhvillohemi dhe forcohemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?