Dy reperët Don Phenom dhe Noizy

VIP & Spektakël

‘Jeni krejt nipat e mi’, Don Phenom thumbon Noizyn pasi i kopjoi këngën (Foto)

8 Tetor 2018, 14:07| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 14:10

  • Share

Ditën e djeshme reperi i njohur Noizy publikoi këngën e tij të re në bashëkpunim me Varrosin. Kënga titullohej "Meksikane" dhe nëse e keni dëgjuar me vëmendje ka një ngjashmëri të madhe në tekst me këngën "Tëerkirate" të Don Phenom.

"Duket meksikane po mduket se asht' shkodrane, po mduket se s'jam i sigurt se dialektin pejane", kjo është fjalia e tekstit të Noizyt që ngjan me fjalinë  e këngës së Don Phenom "E do tjera sikur t'Republikës Domenikane, ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane."

Status i bërë nga Don Phenom 

Me anë të një postimi në Instagram Don Phenom e ka vëën në duke këtë gjë. "Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni,"- shkruan reperi. Mirëpo ai nuk është ndalur me kaq dhe ka bërë një tjetër status ku reperët e tjerë i quan ‘nipat e mbesat e veta’.

Status i bërë nga Don Phenom 

"Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura, Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi,"- shkruan Don Phenom. Një thumbim i qartë për Noizyn.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?