Kronikë

'Furtuna' kap edhe drejtorin e ri të Kadastrës Vlorë, dorëhiqet pas 10 ditësh (Dyshimet)

19 Shtator 2019, 11:38| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 12:51

  • Share

VLORË-Drejtori i kadastrës Alteo Nazeraj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme  dhe në vendin e tij është emëruar Elona Hodaj.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se Nazeraj ishte një nga punonjësit e Kadastrës që ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash, por më pas u bë drejtor dhe mendohet se dorëheqja ka lidhje me "furtunën" në këtë institucion.

Ai mbajti këtë post më pak se 10 ditë, teksa në vendin e tij është emëruar Hodaj, e  cila më herët ishe në krye të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u  vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo Nazeraj.

Urdhri i ish-drejtorit Almadhi
 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?