HIMARË- Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen pas rreth 2 muajsh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dorëheqja është zyrtarizuar, por vetë Bala nuk është paraqitur fizikisht për të dorëzuar dorëheqjen.
Një vendim “për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë", kështu e ka argumentuar Balla dorëheqjen e saj nga drejtimi i përkohshëm i Bashkisë së Himarës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Në letrën e dorëheqjes dorëzuar sot më 5 qershor, Bala shkruan se ka punuar me përkushtim dhe ka qenë një periudhë sa e vështirë dhe e mrekullueshme.
“Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua. Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për te vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himare.
Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicion i Kryetares së Bashkisë Himarë. Dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe çdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe. Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për çdo gjë që kemi arritur së bashku”, shkruan Balla në letrën e dorëheqjes.
Duket se Himara nuk po ‘gjen qetësi’, e sërish pozicioni i drejtuesit mbetet bosh. Por pa vonesa, Këshilli Bashkiak i Himarës të premten do të mbajë mbledhjen për drejtuesin e ri, bëjnë me dije burime për Report Tv.
Sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor Këshilli Bashkiak i Himarës voton dhe komandon kryetarin e ri. Në mbledhjen e së premtes, do votohet për dy nënkryetarët Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan në burg.
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar i Apelit të Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendorë të 14 majit 2023. Seanca e radhës në Apelin e GJKKO për Fredi Belerin është caktuar më 7 qershor.
Deklarata e dorëheqjes
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin GJikuria
Të premten në Këshillin Bashkiak të Himarës pritet të mbahet mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri të komanduar, pas dorëheqjes së Blerina Balës. Gara do jetë mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Kujtojmë që në mbledhjen e 29 marsit të Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin GJikuria hoqi dorë nga gara me Balën, duke i qëndruar nevojës për një proces të paqtë që të mos cenonte sezonin turistik.
I kontaktuar nga Report Tv për mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak ku pritet të zgjidhet kryetari i ri, Gjikuria thotë sërish se nëse situata do të jetë e tensionuar dhe do të ketë zhurma si proces, ai sërish do të heqë dorë, pasi rëndësi ka një sezon i mbarë që nuk cenohet nga situata politike.
“Vonesat në vendimmarrje në këtë fazë të sezonit turistik nuk do i shërbenin Himarës, tha Gjikuria për Report Tv.
Nuk paska mbajtur ngarkese, nuk ka pranuar te perdoret dhe ne fund te beje burg
Përgjigjuun jam gankstjeri i vetem i vjeter i mbetun gjall
PërgjigjuLUHET DIÇKA SHUMË E MADHE PËR PLANIFIKIMIN E TERITORIT NE BASHKIN HIMARË.... DUHET TË BESH ZULLUME ALLA RAMA.....SHIT KNEJ SHIT ANEJ INVESTITOR STRATEGJIK DALIN GJITHANEJ...
PërgjigjuPasi e komanduan, i futën një të shkomanduar. Në fund thonë dha dorëheqjen.
Përgjigju