14 vite burg për Arbër Çekajn, avokati: Vendimi i gjykatës është skandaloz, s'kishte asnjë provë

15 Shtator 2020, 18:36| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 21:42

  • Share

Ditën e sotme është dhënë vendimi për fatin e Arbër Cekajt, i cili u dënua me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane, ndërsa, Donaldo Lushaj administratori i kompanisë "Arbi Garden" është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg. Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Posaçme ditën e sotme ndaj Arbër Cekajt është një vendim skandaloz e qesharak sepse ndaj tij nuk kishte asnjë provë.

“Kemi bërë 28 kërkesa dhe nuk është pranuar asnjë. Që në fillim të seancës dhe në të gjitha të tjerat në vijim kemi kërkuar mediat të jenë të pranishme dhe për çudi kjo gjykatë tha se ka një vendim të qeverisë për mospranimin e mediave dhe qesharake është se në fund i pranoi mediat. Ky është një proces komik. Ju siguroj se kushdo profesionist do të skandalizohet me këtë vendim, pasi nuk pati asnjë provë. Më qesharakja ishte në fund të vendimit, kur ju e dini se 1 kg hashash të gjendet në një makinë, sekuestrohet makina, ndërsa gjykata, kur janë gjetur 613 kg kokainë, vendosi që kontenieri t’i kthehet pronarëve. Ajo është më tragjikja në këtë proces është se nuk pati një provë. Unë s’jam Zoti që të them nëse e ka bërë apo jo Arbër Cekaj këtë, sepse Zoti i sheh të gjitha, por iu thashë se nuk ka prova. Po të ishit në seancë, do të dëgjonit me prova dhe video të regjistruara, që provojnë katarcipërisht pafajësinë e Cekajt”, tha Haxhia.

 


Lajmi kryesor:

Trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane, 14 vite burg për Arbër Çekajn pas 9 orëve seancë gjyqësore


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?