Trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane, 14 vite burg për Arbër Çekajn pas 9 orëve seancë gjyqësore

15 Shtator 2020, 12:34| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 23:07

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme është dhënë vendimi për fatin e Arbër Çekajt, i cili u dënua me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane pas 9 orëve seancë gjyqësore, ndërsa Donaldo Lushaj administratori i kompanisë "Arbi Garden" është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg. Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Posaçme ditën e sotme ndaj Arbër Cekajt është një vendim skandaloz e qesharak sepse ndaj tij nuk kishte asnjë provë.

 Në seancën e sotme gjyqësore, Arbër Çekaj ka bërë mbrojtjen e tij, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me drogën prej 613 kg në kontejnerët me banane për të cilat është në burg. Në mbi 30 minuta, Çekaj ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë dhe Policisë se kanë dekonspiruar operacionin me qëllim mbrojtjen e trafikantëve të vërtetë, që nuk është ai. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka arritur të sigurojë të gjithë mbrojtjen e Çekajt, i cili nuk i ka kursyer edhe ironitë. Përtej dokumenteve e faturave që paraqiti në gjykatë, Çekaj dha edhe argumente që ai i quan "logjike", si për shembull nëse droga do ishte e tija do kishte "formuar një grup me vrasësit më të mirë të Ballkanit për të ruajtur drogën, por në ato momente në fabrikë kanë qenë vetëm roje dhe shkarkuesit". 

"Asnjë punëtor nuk bënte roje, aty pritej që të shkarkoheshin vetëm frymë. Droga u kap në shteti italian, ata kanë instaluar dhe një kamer në kontejnerët dhe më pas njoftuar autoritet shqiptare që sa morën këtë lajm, me telefonat e dytë dekonspiruan telefoniun. (...)Duhet të formoja grupin e armatosur. Këtu për 3 kg hashash të vrasin 3 vetë, milion euro si të ika unë në Gjermani dhe t'ia jepja 20 vjecarit. Duhet t'i merrja të gjithë vrasësit e Ballkanit të ruaja drogën, si të ikja në Gjermani e të lija qindra miliona euro, unë me 2 dhoma e kuzhinë. Si do ia jepja grupit, mua do të vrisnin. Duhet të formoja grupin e armatosur për të ruajtur drogën. Unë isha në Gjermani, u nisa nga Kosova se bileta ishte më lirë, këtu i keni tabulatet telefonike nuk jam kurnac, por nuk kam parë kriminel në rruzullin tokësor që i llogarit 200 euro biletë dhe e merr gruan e shkretë në vend t'i thotë "tani mbaruam gjithçka, ku do të shkosh, nga pamja s'jam në ndonjë bukuri e radhë", unë duke marrë agjencitë ku të më gjenin një biletë sa më të lirë që kurseja 200 euro. Pra ika në Gjermani për të blerë mobilje në Gjermani, droga s'ka qenë invetim e imja apo e familjes sime, droga ka qenë e personave të tjerë, duhej të lihej dhe të mos dekonsporohej", tha Çekaj.

Ai thotë se në asnjë rrethanë nuk do të linte miliona euro këtu, që do vinin nga droga, për të ikur në Gjermani me gruan për të blerë mobilje, dhe mbi të gjitha nga Kosova, pasi biletet nga aty janë shumë më lirë. Në rrethana të tjera, shton Çekaj, nëse do ishte trafikant, nuk do i vinte keq për 200 euro që mund të kursente. 

Çekaj thotë se kompania e tij është vetëm për sasinë e bananeve, e jo për transportin e tyre, për të cilën ka angazhuar një tjetër firmë tjetër që është CMA CGM, së cilës në kontenierët e saj i është gjetur jo pak herë drogë. Si argument ai jep edhe faktin që nuk është arratisur në momentin që është gjetur droga.

"Mund të jem jo nordik po edhe UFO po nuk e kuptoj që një njeri ka futur drogë në kontejnerë dhe ndalohet kontejneri5 ditë nga Gurdia Di Financa që nuk besoj se iu shpëton gjë aq të zgjuar dhe të specializuar janë. Dhe unë që them " jo janë budallenj italianët, fute drogën se italianët nuk e kanë gjetur". Kjo është logjike, pastaj vijnë ndjenjat që të mos filloj me psikologjinë. Që unë nuk kam pasur lidhje e as dijeni për drogën. Fatura ka qenë 7500 euro, që në këtë moment më ka dhënë zoti një dritë jeshile, si një besimtar. Do thoja "e gjetën drogën, ik, mos i merr frutat para lirisë që të lësh familjes rrugëve". Unë kam qenë në Gjermani, do merrja avionin në Singapor, që s'ka ektradim me Shqipërinë që as nuk e dinë ku i bie Shqipëria, në Marok, do shkoja në Kolumbi se me dikë punoja dhe nuk do vija. Unë e dija që frutat kontrollohen dhe nuk bëra asnjë lëvizje, negociova për të ulur 7500 euro. Edhe një fukara e shet lopën para lirisë. Si do e sillja Donald Lushja dhe do i thoja "merr drogën". Nëse unë do isha në Singapor, ai në Amerikë, se i ka dalë dhe viza. "Unë nuk jam trafikant droge, nuk kisha mundësinë e transportit të drogës se nuk njoh trafikantë dhe numrin e kontenierëve që vijnë për mua. Unë edhe transportin detar e tokësor nuk e organizoj dot të frutave të mia, unë nuk bëj dot transportin e frutave, jo më të drogës. Nuk është hera e parë që në kontenierët e CMA CGM gjenden drogë, përditë ndodh se trafikantët s'do i sjellin 2 ton drogë në shpinë, por përdorin kompanitë e mëdha. Unë nuk kisha asnjë mundësi reale, edhe nëse do e bëja. Nëse do sillja drogën, do e organizoja edhe nxjerrjen e saj nga Shqipëria. Unë e di që frutat kontrollohen, kështu që nëse droga ishte e imja, duhet të korruptoja skaner, doganier me radhë", ka thënë ai.

VIDEO ekskluzive e Report TV  nga operacionit i kapjes së 613 kg kokainë në Maminas

Ora 18:36
14 vite burg për Arbër Çekajn, avokati: Vendimi i gjykatës është skandaloz, s'kishte asnjë provë

Ditën e sotme është dhënë vendimi për fatin e Arbër Cekajt, i cili u dënua me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane, ndërsa, Donaldo Lushaj administratori i kompanisë "Arbi Garden" është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg. Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Posaçme ditën e sotme ndaj Arbër Cekajt është një vendim skandaloz e qesharak sepse ndaj tij nuk kishte asnjë provë.

“Kemi bërë 28 kërkesa dhe nuk është pranuar asnjë. Që në fillim të seancës dhe në të gjitha të tjerat në vijim kemi kërkuar mediat të jenë të pranishme dhe për çudi kjo gjykatë tha se ka një vendim të qeverisë për mospranimin e mediave dhe qesharake është se në fund i pranoi mediat. Ky është një proces komik. Ju siguroj se kushdo profesionist do të skandalizohet me këtë vendim, pasi nuk pati asnjë provë. Më qesharakja ishte në fund të vendimit, kur ju e dini se 1 kg hashash të gjendet në një makinë, sekuestrohet makina, ndërsa gjykata, kur janë gjetur 613 kg kokainë, vendosi që kontenieri t’i kthehet pronarëve. Ajo është më tragjikja në këtë proces është se nuk pati një provë. Unë s’jam Zoti që të them nëse e ka bërë apo jo Arbër Cekaj këtë, sepse Zoti i sheh të gjitha, por iu thashë se nuk ka prova. Po të ishit në seancë, do të dëgjonit me prova dhe video të regjistruara, që provojnë katarcipërisht pafajësinë e Cekajt”, tha Haxhia.

 

Ora 15:17
Trafiku i 613 kg kokainë në banane, GJKKO tërhiqet për vendim ndaj Arbën Cekaj

Mbrojtja ndaj Arbër Cekaj, Donaldo Lushaj  dhe Armando Pezakut ka përfunduar dhe trupi gjykues është tërhequr për marrjen e vendimin.

Arbër Cekaj , Donaldo Lushaj e Armando Pezaku, u arrestuan në shkurtin e vitit 2018 pasi u kapën me 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve të kompanisë së Çekajt, Arbër Garden që vinte nga Amerika Latine.

Trupa e Gjykatës së GJKKO pritet të jap vendim në lidhje me 3 të pandehurit. Arbër Cekaj nuk pranon trafikimin e kokainës duke akuzuar policisë se ka dekonspiruar operacionin.

Ora 13:10
Arbër Çekaj ironi në gjyq:Trafikant që punon 20 orë s'kam parë! I bie që truri im punon 50% si Anjshtani...shyqyr që më paska Shqipëria

Në seancën gjyqësore, Arbër Çekaj ka pasur një mesazh për familjen e tij, teksa tregon pengun që i ka mbetur në jetën.

"Jam krenar për familjen time, i vetmi peng është që nuk kam kaluar shumë kohë me ta. Një trafikant droge që ka punuar mbi 22 orë nuk kam parë. I keni të dokumentuar dhe kur gruaja më thotë "shpirt a do ikim sot se është e diel", i vetmi peng është që nuk kam kaluar më shumë kohë me të. S'ka familje të keqe, por unë e kam të mrekullueshme. Duke punuar 20 orë, si ka mundësi se në psikologji thotë se njerëzit me koficentë të lartë përdorin deri 12% të trurit, unë kam përmendur 50%, unë qenkam Anjshtani, shyqyr që më ka Shqipëri. S'di kur e pata këtë kohë për organizimin e gjëra. Aq kriminel sa paskam qenë, 4 herë policia ka bllokuar të gjithë lajmin një person që ka arsimuar gjithë Shqipërinë dhe një njeri që s'ka pikë lidhje, dhe sot është në terror financiar, futet në banka dhe i thonë që ti je kulakë", tha Çekaj. 

Ora 13:07
Çekaj para gjykatës: S'ka nevojë të jesh Platoni të kuptosh që droga s'është e imja! U dekonspirua operacioni të shpëtohej trafikanti i vërtetë

Arbër Çekaj ka hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes se ka dekonspiruar aksionin për të mbrojtur trafikantët e vërtetë të drogës 613 kg në kontenierën me banane. Në mbrojtjen e tij, Cekaj thotë se nuk ka asnjë lidhje me drogën, teksa nuk ka kursyer edhe ironitë se për këtë "s'ka nevojë të jesh Sokrati e as Platoni", për ta kuptuar.

"Pse e ndërpreu operacionin, falenderoj Zotin që kam lindur dhe Shqipëri dhe s'kam lindur në ndonjë kontinent aziatik. unë s'do isha këtu fare, por do isha i vdekur me ta. Po shyqyr atje s'ka prokuror të tillë, se nuk do merrej njeri më fruta. pse nuk priti 30 minuta sa të shkarkoheshin dhe pastaj të shikonin se ku do të shkonte kontenienir, destinacioni i parë ishte shkarkimi i bananes dhe pastaj do të shkonte në destinacion final. Donin të shpëtonin trafikantin e vërtetë dhe të bënin shoe me disa ministra e politikan se këtu s'ka nevojë. Që droga nuk është për mua, s'duhet të jet Sokrati e as Platoni. Duke më arrestuar mua, Policia dhe Prokuroria arrestoi pronarin e frutave në kontenier që s'është pronë e imja. Nëse do kapej droga në banane duhet të shoqërohet ai që shet delet apo duhet të kapej një mësues në Leskovik, apo duhet të arrestohej ai i kompanisë transportuese", tha Cekaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 16/09/2020 00:02

    Arber fati jot i keq qe bere biznes ne shqiperi,ate dite ke sjelle mbi 7 kontenjere me banane dhe i pari qe u kontrollua nga dogana rezultoj me sasine rekord qe u kap,shume njerez e dine qe ishte kapje e policise me prokurorine, po e verteta eshte qe kete kapje e kane bere strukturat doganore, dhe si e do ligji u njoftua Dr përgjithshëm i policise dhe prokuroria,po paaftesia e te dy strukturave beri qe pronari i vertet i sasise se droges nuk u kap,ne asnje vend te botes nuk nderhyn policia ne ate menyre u rrezikua jeta e inspektorve te antidroges dhe strukturave te tjera,po fati desh dhe tregoj qe ajo kompani skishte lidhje me drogen se po te kishte aty do ishte bere kasapane me njerez qe hyne civila dhe pa shenja dalluese,po te ishte kartel droge sot do kishim shume heronj ne rradhet e policise,mgjthate vete ambasadori amerikan Lu e cilsoi ne konferece per shtyp qe kjo ishte goditje nga srukturat doganore, dhe shteti nuk i permendi fare po ja faturoj si kapje policise qe ate nate ishin ne gjume

    Përgjigju
  • Hasoni: 15/09/2020 18:45

    ajo dihet shum mir qe eshte shit ka dal ne treg qe ate muj qe eshte kap edhe pse u bo zhurm e modhe..kto puntoret do e hajn normale.

    Përgjigju
  • Tasimi: 15/09/2020 17:49

    Nje pyetje kam un droga tani ku esht,? esht e bllokuar apo ka dal ne treg. Me pak fjal o milet nje sasi e madhe droge si kjo vetem shteti mund ta bej mafia shqiptare esht politikA ketij vendi

    Përgjigju
    • CaBone: 16/09/2020 12:40

      E kan djegur o Tasim. Ajo kontaminonte planetin hahahahah. Ca pytje bon dhe ti shoku? Eshte shit si drreqi po nga shteti vet. Dmth ata qe kan te bejn me shtetin. Ashtu ndodh ne gjith boten.

  • REALITETI: 15/09/2020 14:25

    FAKTET FLASIN QART KY NJERI ME EMRIN ARBËR ÇEKAJ ME LLOGJIKËN E ME FAKTEN KY DEL I PA FAJSHËM. PSE DO THONI JU PSE PROKURORIJA E POLICIA NUK E LAN KTË BIZESMEN TË VEPRONTE DO ME THËN TË PRISNIN SI DO VEPRONTE E ZGJIDHEJ ÇËSHTJA. KTA NUK E PRITËN E NUK E LAN PROÇESIN TË ZHVILLOHEJ. PRA PIK KY DEL 100% I PASTËR. KY MUND TË JET DHE I FAJSHËM,POR POLICIA I PRISHI FAKTET SE NUK E LA KONTANJERIN TË SHKARKOHEJ E TË SHIKONIN SI DO VEPROHEJ E MBYLLEJ PROÇESI. PRA ME KTO QË KA BO POLICIA KY ËSHTË I PA FAJSHËM. PSE POLICIA ITALJANE ME PROVOJ TË JASHTËZAKONSHME PSE E LA KONTANJERIN I VURI DHE KAMER TË FSHET SE JAN POLICI ME PROVOJ DHE JAN PROFESIONIST. PO KTA POLICËT TAN PSE E PRISHËN PROÇESIN PSE SE LAN ARBËR ÇEKAJN TË MERTE DROGËN E TA KAPNIN ME PRESH NË DUAR THOT POPULLI. SE KAPËT SE LAT PROÇESIN I PA FAJSHËM. TË FAJSHËM JAN POLICIA AJO I PRISHI FAKTET ME QËLLIM APO PA QËLLIM SKA RËNDËSI. PRA PËR KTË NJERI SKENI ASNJË FAKT SE KY THOT UN POROSIS BANANE SE ÇFAR FUSIN ATA NË KONTANJER MUA SMË INTERESON TA LINIT TË SHKARKONTE BANANET SE LAT MBARON FILMI I PA FAJSHËM 100%.E POLICËT QË MORËN PJES NËKTË PROÇES TË PUSHOHEN NGA PUNA MË E PAKTA PËR MOS PROFESJALIZËM JAN TË PA ZOT SJAN PËR POLIC KAQ MBARON MUHABETI. NJË GJYGJ KOREKT E PROFESJONAL I PASTËR KTË E NXJER ME 0 % FAJ. POLICI LESHI.

    Përgjigju
    • O goni: 15/09/2020 16:56

      O goni pse e kujt esht .kush esht kapo madh qe 3 ka porosità. Dhe Pse nuk e Kapin. Aq i forte esht ai qe e ka porosit.

    • Cadra pistolet: 15/09/2020 16:21

      Arsyetim i sakte.

    • goni: 15/09/2020 15:37

      e di policia dhe prokuroria se e kujt esht ... me emra me gjitha por puna esht qe sduan dhe bejn shembull ket ... pun shqiprie se esht leku madh qarkullim

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?