Gazmend Mahumtaj, të cilit OFL i dërgoi sot formularin e deklarimit të pasurisë, është akuzuar në vitin 2017 se ka dhunuar dhe kërcënuar kreun e LSI-së në fshatin Gjoroven të Beratit Krenar Shehu. Vetë ky i fundit asokohe bëri një denoncim në polici duke rrëfyer se autorët i kanë vënë pistoletën tek koka dhe e kanë kërcënuar me jetë dhe familjen. Ai tha se dhunesit i kishin thënë se jeta e familjarëve të tij vlen sa një fishek. “Më kanë dalë përpara në lagjen Uznovë 3 kriminelët më famëkeq të Beratit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar me 25 vjet burg për prostitucion dhe trafik droge, Gramoz Toto i dënuar me 18 vjet për prostitucion dhe Ramazan Toto i dënuar me 18 vjet. Ditën për diell më kanë ndaluar me forcë, të shoqëruar nga shumë persona të tjerë dhe të armatosur me automatik dhe pistoleta më kanë shkatërruar makinën. Më nxorën me forcë nga makina dhe më kërcënuan se do të vrasim dhe zhdukin mua dhe familjen nëse në njësinë Velabisht, LSI del forcë e parë. Më ka goditur Gazment Mahmutaj dhe më tha se nga ky moment s’duhet të bëja asnjë lëvizje për LSI-në. Iu thashe se i kam miq kandidatët e LSI-së dhe se do vazhdoja t’i ndihmoja. Më pas Gramoz Toto ka drejtuar pistoletën duke më bërë presion dhe ma ka vënë në kokë. Më tha se jeta jote dhe e familjarëve të tu vlen vetëm një fishek", u shpreh Shehu asokohe.
Mahumtaj është një emër i njohur për drejtësinë, njihet si i rrezikshmi i Beratit, i dënuar në Itali për trafik të drogës dhe prostitucion me 25 vite burg. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
Lajmi kryesor: