Temperaturat e ulëta që kanë përshirë vendin tonë kanë vështirësuar jetesën në çadra verore të banorëve të cilët mbetën të pastrehë pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Familja me 8 anëtarë e Alfred Gjokës në zonën malore të Fanin në Mirditë kërkon një kontejner për të kaluar ditët e acarta të dimrit.
"Apeli im është që kush të ketë mundësi të më sjellin një kontejner sepse dimri këtu është shumë i vështirë dhe nuk mund të kalojë kështu. Duhet një zgjidhje për të kaluar dimrin", tha kryefamiljari.
"Kush të ketë mundësi të vendos dorën në zemër për fëmijët e mi, pasi kushtet këtu janë shumë të vështira", tha kryefamiljarja.
Vështirësitë e kësaj familje i tregojnë dhe fqinjët të cilët i kërkojnë institucioneve shtetërore që të gjejnë zgjidhje.
"Kushtet janë të këqija, këta nuk kanë ku të qëndrojnë në këto kushte. Shtëpia i është dëmtuar dy herë, i ka fëmijët e vegjël dhe nuk mund të rrinë kështu", tha një nga fqinjët.
Në situatë të ngjashme janë disa familje në zonën e Mirditës, të cilët vijojnë të qëndrojnë në çadra dhe ende nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Komente

Shteti te ndihmoje jete familje te varfer jo me konteiner por me nje shtepi . Firmat e huaja qe ushtrijne aktivitetin ne minierat dhe hidrocentralet paduri e atij populli,nuk ndihen por vetem cvasin. Shikoni TAPin dhe Saimir Manen qe kane fond tevecante per ndihmen e familjeve ne nevoje
Përgjigju