Politikë

Nga uji, mbetjet, nafta e barnat, Rama njofton 6 reforma të reja ligjore: S’ka më 'tokë të xanun', ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit

9 Korrik, 11:34| Përditesimi: 9 Korrik, 16:38

  • Share

TIRANË- Qeveria ‘Rama 4’ do të nisë punën për 6 reforma të reja ligjore, të cilat prekin disa sektorë të rëndësishëm, një prej tyre edhe menaxhimin e hapësirave publike. Lajmi u bë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku i jep përgjigje edhe debateve për aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Kryeministri shkruan se me ligjin e ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit nuk do të ketë më 'tokë të xanum', që deri më tani thekson se janë toleruar nga qeverisja vendore në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit. Krahas kësaj reforme, Rama njofton se puna ka nisur paralelisht edhe për reforma të tjera në disa sektorë, si furnizimi me ujë, një problematikë të cilën e ngriti sidomos në qarkun e Vlorës, apo edhe për sistemin e pastrimit e të përpunimit të mbetjeve.

"Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian", shkruan Rama.

Reformat e tjera do të shtrihen tek shërbimi spitalor, te furnizimi i popullit me barna, siç thotë kryeministri, apo edhe tek furnizimi me naftë. Për këtë të fundit, Rama ka paralajmëruar se Qeveria shqiptare do ndërhyjë në çmimin e naftës dhe brenda këtij viti do të vendoset një ekuilibër i ri të çmimi i naftës për konsumatorët, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët. Të gjitha këto reforma, Rama thotë se do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Postimi i kryeministrit Rama

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shtator me furi: 09/07/2025 15:37

    Rama ne shtator duhet te reezohet me force , mesa duket Dukagjini po jep shenja rrevolte

    Përgjigju
  • Iliri: 09/07/2025 13:22

    Kane mbi 10 vjet qe jane zaptuar, si ka mundesi nuk i ndali njeri? Do te kallezohen penalisht ata qe nuk kane bere punen?Po demshperblim do te paguajne per demin qe i kane sjelle komunitetit ????Se keshtu vetem shko tek biznesi ,duket sikur qenka bere deti kos 12 vjet e tani dolem me luge ne brez. I bie edh eqe biznesi qe ka paguar rryshfet o ne fillim o gjate gjithe kohes nga pak , te jete i vetmi qe paguan serish ,kurse pergjegjesit qe lejuan kasaphanen te flene rehat!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?