Ministria e Jashtme greke i është përgjigjur pozitivisht ftesës ministrit të jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu për nisjen e bisedimeve mes dy vendeve pas tensioneve që u krijuan në Detin Mesdhe. Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme greke shprehet se bisedimet me Turqinë do të mbahen në Stamboll më 25 janar 2021.
Ministri turk Cavusoglu kishte propozuar Tiranës për zhvillimin e bisedimeve, por duket se ky opsion nuk qëndron më, pasi ato do të mbahen në Stamboll.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Mesdhe/ Zbulohet roli i Kryeministrit Rama, ministri i Jashtëm turk fton Greqinë për bisedime në Tiranë! Reagon Athina: Do bëhen në Stamboll në 25 janar
I.K/ReportTv.al