Jo peshk, por breshka! ‘Carreta- Carreta’ bie në rrjetën e peshkatarëve në Radhimë

15 Shkurt 2022, 11:46| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 12:54

  • Share

VLORË- Një breshkë e llojit Careta careta ka rënë sot paradite në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.

Kjo lloj breshke tashme është bërë e zakonshme që kapet nga peshkatarët dhe kjo ka bërë që ata të ndërgjegjësohen për këtë lloj specie, ta ruajnë dhe të kujdesen për të. Breshka do të trajtohet nga specialistët dhe pasi të matrikullohet do hidhet sërish në det.

“Sot është bërë traditë pranë qendrës së peshkimit, peshkatarët janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e kësaj specie, ajo është një specie e mbrojtur dhe në bashkëpunim me Administratën e Zonave të mbrojtura do të trajtohet, do të certifikohet dhe do të plotësohet formulari dhe së shpejti do rikthehet në vendbanimin e saj të përhershëm, detin”, tha peshkatari Sherif Durmishi.

Carreta- Carreta është një lloj breshke tipike që rritet në ujërat e detit Mesdhe. 

Breshka e këtij lloji zakonisht është me përmasa 55 centimetër e gjatë dhe 45 centimetër e gjerë, në ngjyrë kafe të errët.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?