Ana Luca

Jo të gjithë heronjtë veshin pelerina! Njihuni me infermieren që la postin e drejtueses, për të zbritur në front lufte...mesazhi i veçantë që ua 'thotë' çdo ditë pacientëve me COVID-19

11 Prill 2020, 19:54| Përditesimi: 11 Prill 2020, 21:34

  • Share

TIRANË- Jo të gjithë heronjtë veshin pelerina! Disa veshin një kostum të bardhë, në formë e kominosheve, kanë maskë, doreza, syze...këto janë heronjtë prej mishi dhe gjaku, heronjtë e ditës së sotme që po mundohen të shpëtojnë botën, e thënë në mënyrë jo figurative! Heronjtë kanë superfuqi, që burojnë nga besimi në Zot. Është e vështirë që të njohësh e aq më tepër të takosh një të tillë, por çdo gjë e keqe e ka një të mirë. Dhe po, është e vërtetë! Koronavirusi na shërbeu për të takuar, e vlerësuar aq sa duhet punën e mjekëve!

Ana Luca, është mishërim e gjithçka u tha më sipër. Prej disa kohësh ajo kishte hequr dorë nga roli i kryeinfermieres, duke marrë detyrën e administratores të spitalit polivalent në QSUT. Megjithatë sapo u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, u zhvesh nga kostumi i drejtueses dhe veshi sërish uniformën e bardhë. Ishte një thirrje që i buronte nga zemra, dhe nuk priti që ministrja Ogerta Manastirliutë bënte thirrjen mjekëve për të dhënë kontributin e tyre në këtë betejë.

Veshja ia bën të pamundur që pacientët t'ia shohin fytyrën, kur qesh, kur është e lodhur, kur është e mërzitur, kur i mungon familja, kur i mungon djali i vogël...por të gjithë e njohin nga mbishkrimi i saj në kokore "Unë besoj në Zot, Ana", e shkruar edhe në anglisht, që vjen si një formë mesazhi për të gjithë pacientët me COVID-19, për të cilët ajo kujdeset.

Mbishkrimi në kokoren e Anës

Ana ka edhe një cilësi, që vështirë ta shohim te shumë njerëz të ditëve të sotme...dashamirësinë ndaj kolege, ndaj Kimetes, Migenës, Marios, doktor Arben Krajës, "gjigandes që Infektivit, siç e quan ajo, Najada Çomon...profili i saj në rrjetin social është i mbushur me mesazhe falenderuese dhe motiviuese për "bashkëvuajtësi/ bashkëluftëtarët".

Kjo është Ana, një nga shumë heroinat e bluzave të bardha që çdo ditë po luftojnë me një armik të padukshëm, duke vënë në rrezik jetën e saj!  

Ana me kolegët e Infektivit

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?