Jo vetëm administrata, edhe shkollat pushim të premten! Mësimi nis të hënën

13 Mars, 22:33| Përditesimi: 13 Mars, 22:45

  • Share

Pas lajmërimit të kryeministrit Edi Rama se data 15 mars (e premte) do të jetë pushim për punonjësit e administratës publike, në kuadër të Ditës së Verës, edhe Drejtoria e Arsimit Parauniversitar njoftoi që edhe shkollat do të jenë pushim në këtë datë.

“Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi. Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin” – thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Jo vetëm Dita e Verës! Rama firmos pushim dhe 15 marsin! Administrata kthehet në punë të hënën (Vendimi)


K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?