Jo vetëm Elsa Lila, artistët e tjerë të njohur shqiptarë që janë arrestuar pasi u kapën me drogë

16 Mars 2022, 12:46| Përditesimi: 16 Mars 2022, 12:49

  • Share

1647431350_page.jpg

Elsa Lila u arrestua sot në Itali pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike, megjithatë ajo nuk është e vetmja artiste e njohur shqiptare e arrestuar për drogë.

Në janar të 1998, aktori i njohur Viktor Zhusti u arrestua në Greqi, ku mediat shkruajtën se ai u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë vepër aktori u dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Greke, por kreu vetëm 4 vite.

Koço Devole u arrestua në Itali më 9 nëntor 2003, pasi në bagazhin e makinës iu gjetën 5 kilogramë kokainë. Ai vuajti dënimin me 8 muaj heqje lirie në burgun e Rimini-it dhe u liruar në qershor të atij viti, pasi u shpall i pafajshëm.

Liliana Kondakçi U arrestua në Selanik për llogari të drejtësisë italiane, e cila kishte dënuar me burg në mungesë këngëtaren shqiptare, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Asokohe, ajo ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Më herët këngëtarja ishte arrestuar në Itali pasi u kap në një stacion treni me 3 kg kokainë në çantën e saj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në dijeni dhe se ia kishte dhuruar një fans. Duhet thënë që Liljana Kondakçi ka mohuar gjithmonë akuzat e implikimit dhe ka deklaruar se atë e kanë futur në kurth. Megjithatë artistja e njohur kreu dënimin për trafik kokaine 2 vite e 8 muaj burg në Itali dhe u lirua në Janar të 2013-ës.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arrestohet për trafik droge në Itali këngëtarja Elsa Lila, 'llogaritare' e grupit kriminal! Në pranga edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi! Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 13 urdhër arreste


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?