Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë, ndërkohë që 9 urdhër arreste janë ekzekutuar.
Nga mëngjesi i sotëm, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës. Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e trafikut.
I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.
Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.
Elementet hetimore të mbledhura nxorën në pah marrëdhëniet e ngushta. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 125 kg kanabis.
Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të grupit. Ata kishin edhe baza logjistike për ruajtjen e drogës, duke përfshirë një dhomë të madhe bodrumi, e vendosur në zonën e Torrevecchia, e përdorur nga grupi si një "magazinë qendrore".
Publikohet video e momentit të arrestimit të këngëtares Elsa Lila, si llogaritare e grupit të trafikut të drogës. Momenti kur shfaqet me pranga në duar.
Elsa Lila u arrestua sot në Itali pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike, megjithatë ajo nuk është e vetmja artiste e njohur shqiptare e arrestuar për drogë.
Në janar të 1998, aktori i njohur Viktor Zhusti u arrestua në Greqi, ku mediat shkruajtën se ai u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë vepër aktori u dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Greke, por kreu vetëm 4 vite.
Koço Devole u arrestua në Itali më 9 nëntor 2003, pasi në bagazhin e makinës iu gjetën 5 kilogramë kokainë. Ai vuajti dënimin me 8 muaj heqje lirie në burgun e Rimini-it dhe u liruar në qershor të atij viti, pasi u shpall i pafajshëm.
Liliana Kondakçi U arrestua në Selanik për llogari të drejtësisë italiane, e cila kishte dënuar me burg në mungesë këngëtaren shqiptare, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Asokohe, ajo ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Më herët këngëtarja ishte arrestuar në Itali pasi u kap në një stacion treni me 3 kg kokainë në çantën e saj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në dijeni dhe se ia kishte dhuruar një fans. Duhet thënë që Liljana Kondakçi ka mohuar gjithmonë akuzat e implikimit dhe ka deklaruar se atë e kanë futur në kurth. Megjithatë artistja e njohur kreu dënimin për trafik kokaine 2 vite e 8 muaj burg në Itali dhe u lirua në Janar të 2013-ës.
Elsa Lila është një këngëtare jo pak e njohur, ku mundi të rrëmbejë menjëherë zemrat e shqiptarëve që me daljen e saj të parë në skenë me këngën "Pyes lotin" në vitin 1996, ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Askush nuk e harroi më zërin e mrekullueshëm të Elsa Lilës, ndërsa ajo fitoi sërish çmimin e parë në Festival një vit më pas, me këngën “Larg Urrejtjes”
Këngëtarja më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Ajo për herë të parë këndoi në Itali në vitin 2003 me këngën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007 mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita” (kuptimi i jetës).
Por prej shumë vitesh ajo ishte tërhequr nga muzika, ndërsa në vitin 2010 u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën Evita.
Elsa Lila u përfshi edhe në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë. Ajo ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.
Petrit Bardhi është një prej anëtarëve të grupit kriminal të arrestuar sot së bashku me Elsa Lilën, janë shumë të njohur për autoritetet ligjzbatuese italiane. Ai ka qenë pjesë e një grupi, të dënuar nga gjykata e Romës më parë për trafik droge. Grupi i cili kishte mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” , merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge. Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios, me grupin e 'Diabolico' i cili u vra në një atentat.
Zogu i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg. Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Mes banditëve ishte edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’. Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve. Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.
Përveç vrerit që qënies së frustruar njerëzore i del pa doganë kur sheh një person të njohur të kapi fundin e vet, më bëri përshtypje që prangat në duar sikur nuk ia pashë as Elsës e as shokut të saj. Po gazetari a e ka parë videon?
PërgjigjuTurp, Turp, Turp
PërgjigjuKeq me vjen ta them por i paska ngjare te jemes. Elsa Lila megjithese artiste perfaqeson realitetin e sotem mediatik televiziv shqiptar. Emisione si Perputhen, Love Story psh cfare modeli inspirojne tek opinioni publik pervec injorances ekstrsvagante te tipit Robert Aliaj me te birin dhe jetes se dyfishte te Bora Zemanit? Asgje me teper se harbim nga parate e droges, arrogance nga parate e droges, luks nga parate e droges dhe korupsionit. Sot ne treg nuk gjen dot vetem specialiste te fushes por as punetor krahu nuk gjen dot. Jane te gjithe ne kerkim te parave te pista dhe nuk mendojne te punojne me djerse. Nuk i flet dot nje lavazhieri per te lare makinen se te kthehet me gjuhen e nje " pasaniku". Vetem ne shqiperi degjon rendom edhe ne autubuz urban biseda per 30 mije, 50 mije euro. Ky eshte realiteti prandaj asgje nuk eshte cudi.
PërgjigjuVlonjate goca,nuk kish si te ishte ndryshe vecse trafikante droge...do nderoj Vloren
PërgjigjuC'fare do behej ktu me komente po te ishte me PD dhe te kishte foto me Berishen,te kishte marre pjese ne greve urie?????????!
PërgjigjuE drejt kjo qe thua.
Elsa lila gjithmon ka qen malliste e din gjith . Pamvarsisht qe shfaqeshe si e embel e bute , po ka kalu 3 her ne overdose
PërgjigjuKe qene aty pas dere ti dhe i ditke mire detajet.
Paska 7 shpirta si macja
Kengetarja Lila ka dajen avokat te njohur ne Shqiperi e dja edhe si avokat edhe si i aferm i rilindjes ne pushtet do ti luaj guret siç di ai.
PërgjigjuUnë mendoj se kanabisi nuk është një drogë, është i ngjashëm me duhanin! ata duhet të luftojnë kundër kokainës ose heroinës!
PërgjigjuJa se si i bëjnë paratë v...rripat shqiptarë, o me kësi lloj ose duke shkuar në Dubai me princa Arabie, një lluks i shfrenuar që nuk ekziston në asnjë vend tjetër,as në BE. Dhe televizionet shqiptare kanë fajë për këtë, sepse nuk kan minimumin e sensit të ETIKËS, dalin në televizion me rrobe firmato dhe nuk i bënë përshtypje fare, bëjnë dhurata mijëra euro dhe marrin rroga stratosferë! Nuk i bën përshtypje që ata që i shikojnë nga shtëpia nuk arrijnë t'ja dalin me ngrenjen, kjo bën si që sidomos tek të rinjtë të ketë një impakt psikologjik shumë të fortë, prandaj largohen dhe pjesa tjetër që ngel merret me pislliqe, bëjnë para pa djersë dhe shesin po...ë rrugës
Përgjigju