Petrit Bardhi është një prej anëtarëve të grupit kriminal të arrestuar sot së bashku me Elsa Lilën, janë shumë të njohur për autoritetet ligjzbatuese italiane. Ai ka qenë pjesë e një grupi, të dënuar nga gjykata e Romës më parë për trafik droge. Grupi i cili kishte mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” , merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge. Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios, me grupin e 'Diabolico' i cili u vra në një atentat.
Zogu i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg. Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Mes banditëve ishte edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’. Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve. Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arrestohet për trafik droge në Itali këngëtarja Elsa Lila, 'llogaritare' e grupit kriminal! Në pranga edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi! Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 13 urdhër arreste
K.T./ReportTv.al