Shkëndija e Tetovës

Sport

Jo vetëm futboll, Shkëndija luan për 10 milionë euro

5 Gusht, 16:30| Përditesimi: 5 Gusht, 16:32

  • Share

Këtë të martë në orën 20:00 Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut luan kundër kampiones së Azerbajxhanit, Qarabagut, në sfidën e parë të turit të tretë kualifikues të Champions League.

Tanimë shqiptarët e Tetovës e kanë shkruar historinë, pasi në rastin më të keq e kanë siguruar një vend në grupet e Conference League për sezonin e ri. Objektivi i skuadrës së Jeton Beqirit është faza play-off e Champions League dhe për të shkuar aty duhet kaluar Qarabag.

Nëse kalon azerët, Shkëndija do përballej në play-off me fituesin e çiftit Ludogorets - Ferencvaros. Rrugëtimi për më tej nuk dihet, por ajo që është e sigurt janë fondet që vijnë nga UEFA.

Deri në këtë pikë të turneut, Shkëndija ia ka dalë të shtojë në llogarinë e saj 5 milionë euro për këto arritje të kësaj vere, shumë e akorduar nga UEFA. Nëse ia del të mbërrijë në fazën play-off, Shkëndija do i merrte edhe 5 milionë euro të tjera, që në total do shkonin në 10 milionë euro.

Pra, ndeshja kundër Qarabag nuk luhet vetëm në fushë, por edhe për të ardhurat e klubit. Ky duket një sezon fantastik për kuqezinjtë, që do ketë të ardhura të tjera pasi e kanë të sigurt garimin në Europë.


Lajmi kryesor:

Shkëndija takim me historinë, shqiptarët sot kundër Qarabagut! Beqiri dhe Ibraimi: Besojmë te forcat tona, kualifikimi vendoset pas një jave


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?