Kronikë

Jo vetëm për turizëm, turistet italiane vjedhin tezgat në Ksamil! Në pranga 21-vjeçarja, 2 në hetim (VIDEO)

22 Gusht, 12:11| Përditesimi: 22 Gusht, 12:13

  • Share

Jo vetëm për turizëm. Në Shqipëri edhe për krim. E tillë është historia e një 21-vjeçareje italiane, e cila u arrestua nga policia për vjedhje në bulevardin e Ksamilit.

Sipas policisë ajo ka vjedhur nga tezgat që sheshin në qendër, sende të ndryshme, bizhuteri, parfume dhe suvenire me vlerë rreth 150 000 lekë.

Episodi është shënuar më 21 gusht dhe sipas bluve, turistja italiane ka bashkëpunuar edhe me 2 vajza të tjera, po italiane, të cilat po hetohen në gjendje të lirë, 18 dhe 22 vjeç.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në zonën e Ksamilit, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë dhe profesionale, e cila bëri të mundur identifikimin e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të gjithë mekanizmit të ngjarjes.

Konkretisht, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja italiane: M. D., 21 vjeçe. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 bashkëpunëtoret e saj, shtetase italiane: G. D., 18 vjeçe, G. C., 22 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, më datë 21.08.2025, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë kryer vjedhje të sendeve të ndryshme (bizhuteri, parfume dhe suvenire), të vendosura në stenda, në zonën e bulevardit të Ksamilit, me vlerë rreth 150 000 lekë”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?