Hapen 25 shkolla të reja, do të monitorohen me kamera! Rama: E formësojmë vitin e ardhshëm! Mësuesit në pension do angazhohen me orë të reduktuar

9 Shtator, 12:39| Përditesimi: 9 Shtator, 22:30

  • Share

Berat- Jo vetëm rrugët, por edhe edhe shkollat do të jenë nën monitorim të rreptë të kamerave. Detajet e këtij projekti që pritet që vitin tjetër të çohet përpara e bëri të ditur kryeministri Edi Rama sot (9 shtator) në ambientet e shkollës “Babë Dudë Karbunara”, një shkollë simbol në qytetin e Beratit, që është një nga 25 shkollat e reja që hapën dyert sot në të gjithë vendin.

“Siguria është rritur por mbetet një problem, në formën e shqetësimit për prindin. Një projekt që po e çojmë përpara dhe do ta formësojmë vitin e ardhshëm do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve e qyteteve, është përfshirë dhe monitorimi i sigurisë në shkollë. Një monitorim që do të shkojë deri në qelizë. Do I japë mundësi drejtuesve të shkollës, prindërve e fëmijëve të ndihen të qetë dhe secili të bëjë detyrën e vet. Nuk është thjesht një projekt sigurie për fenomenet kriminale apo ndërhyrje nga jashtë, por një projekt sigurie kundër bullizmit, kopjeve apo kundër braktisjes së mësimit, apo kundër kthimit kurrizit të ndonjë mësuesi nga nxënësit” tha Rama.

Kreu i qeverisë dha lajmin për mundësinë e punësimit me kohë të pjesshme të mësuesve pensionistë, për t’i thënë më shumë krahë pune tregut.

“Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut. Jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve

Jo vetëm kaq. Një nga prioritetet e qeverisë për të cilën po punohet fort është dhe mbrojtja e gjuhës shqipe. Në kohën ku sot jetojmë gjuha shqipe po kërcënohet nga komunikimi me shkurtime, braktisja e të lexuarit dhe të shkruarit me dorë.

“Amaneti për gjuhën shqipe që kërcënohet nga një armiqësi shumë e madhe që është armiqësia e komunikimeve të shpejta me shkurtime të pafundme dhe braktisja e të lexuarit dhe të shkruarit me dorë. Këto janë sfida për të cilat ne po përpiqemi të bëjmë më shumë. Do ti kushtojmë vëmendje të veçantë jo vetëm rritjes së kapaciteve dhe aftësive të mësimdhënies në aspektin e teknologjive e digjitalizimit, që hyjnë tek gjuha e re por dhe në aspektin e gjuhës shqipe për të pasur një rrjet mbrojtjes tek gjuha shqipe” tha Rama. 

Ora 13:20
Doktori i njohur rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama: Sot e mora vesh që je qejfli

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat ku të pranishëm kanë qenë edhe personalitete të cilët kanë dale nga kjo shkollë.

Ndër të tjerë i pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Kita Sallabanda një ndër neurokirurgët më të mirë në vend që punon njëkohësisht edhe në Spanjë si dhe ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Ka shërbyer një rrëfim i sinqertë i doktor Sallabandës për dashurinë e parë në gjimnazin e Beratit, që kryeministri të mos i ndalte batutat.

Batutat mes Ramës dhe Sallabandës:

Kita Sallabanda: Këtu kam njohur dashurinë time të parë, atë dashurinë e gjimnazistëve shumë e shumë vite më parë. Profesoresha Elpiniqi më ndiqtë nga mbrapa dhe më thoshte “jo”. Kam shumë kujtime të bukura.

Ish-drejtoresha: Ajo dashuria e parë më tërhoqi pak, por vetëm emrin doja unë.

Edi Rama: Sot e mora vesh që Kita është edhe qejfli se mbanka mend edhe dashurinë e parë nga gjimnazi dhe nuk rrika dot edhe pa e thënë. Për të mbajtur mend të gjithë e mbajmë, por Kita Sallabanda, gati gati sa nuk i tha ish drejtoreshës “shihemi pak mbrapa se dua të më çosh te dashuria e parë”. U mor vesh pa dashjen tënde Kita se motivi kryesor për të ardhur këtu dhe jam bindur që drejtorja dhe mësuesit e tjerë do të shoqërojnë të pini një kafe me dashurinë e parë. Sa herë e shoh Dhorin (Kule) them “a sikur të ishte edhe gjithë opozita si Dhori, sa mirë do ishte Shqipëria.

Ora 13:08
Rama nga Berati: Do të angazhojmë edhe mësuesit pensionistë në shkolla! Flamuri jonë në radhët e atyre të BE në 2030

 

Nga qyteti i Beratit, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, kreu i qeverisë dha lajmin për mundësinë e punësimit me kohë të pjesshme të mësuesve pensionistë, për t’i thënë më shumë krahë pune tregut.

“Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut.

Jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje në mënyrë që edhe pensionistë të ndjejnë drejt Shqipërisë 2030, atë që është plotësisht e ndjeshme në xhepin e mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në pagë në nivele të përparuara dhe krijon premisa për të kërkuar më shumë”, tha Rama.

Investimi në shkollën “Babë Dudë Karbunara” pwr kreun e qeverisë wshtw pjesë e projektit kombëtar për arsimin e Shqipërisë 2030.

“Bindja ime është se ne e kemi energjinë, kemi kurajën, kemi eksperiencën, por mbi të gjitha kemi edhe dëshirën e jashtëzakonshme që duke i bërë gjërat më mirë, ta çojmë në një nivel tjetër jo vetëm arsimin, por Shqipërinë e cila në 2030-ën duhet të vendosë flamurin kuq e zi të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe flamurin për të cilin luftoi edhe Babë Dudë Karbunara dhe të gjithë patriotët e tjerë, aty në oborrin e familjes europiane, në të njëjtën radhë, në të njëjtën gjatësi shtize dhe me të njëjtat të drejta me flamujt e tjerë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Dhe natyrisht, për të bërë këtë, na duhet që të kemi një Shqipëri ku funksionon ligji edhe drejtësia, ku ekonomia është gjithëpërfshirëse dhe ku të gjithë kanë pjesën e tyre në rritjen ekonomike, jo thjesht si kontribut, por edhe si përfitim, dhe ku arsimi, shëndetësia, shkenca janë të atilla në nivel ku nuk i ndan më një hendek aq i thellë dhe aq i errët sa ai që i ndante kur ne morëm këtë detyrë”, shtoi Rama. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 09/09/2024 16:02

    POLICIA I KAP KRIMINELET,,TI I LIRON ATA RAMA ME SPAKUN..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?