Julian Ahmataj, trajneri i Tiranës

Julian Ahmataj harron humbjen në derbi, trajneri i Tiranës: Kemi dy mungesa ndaj Egnatias, s'ka çështje Hila

22 Tetor 2023, 21:27| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 21:30

  • Share

Tirana dhe Egnatia luajnë nesër në orën 14:00 në "Selman Stërmasi" për javën e nëntë në Superligë. Bardheblutë presin kryesuesit e klasifikimit, teksa vijnë nga një humbje 2-1 në derbin me Partizanin.

Për mediet foli trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj. Ai tha se nuk ka asnjë "çështje Hila" në ekip dhe se Doka dhe Hoxhallari nuk do jenë nesër.

"Derbi ishte një ndeshje e luftuar, e humbëm, por ne duhet të shikojmë përpara sepse ndeshjet vijnë njëra pas tjetrës dhe nuk ka kohë shumë për të menduar për të shkuarën. Egnatia është një skuadër me cilësi dhe nuk është pa meritë në vendin që është. Do vlerësim maksimal, ashtu si çdo kundërshtar tjetër", tha trajneri.

Një çështje që po përflitet orët e fundit është rasti i Ardit Hilës. Mesfushori s'e priti mirë zëvendësimin në derbi dhe lojtari nuk u drejtua drejt stolit të ekipit duke u larguar menjëherë nga fusha drejt dhomave të zhveshjes pa takuar asnjë nga stafi. Nëse në lidhje me këtë ka ndonjë pezullim nga ana e klubit, Ahmataj tha se nuk ka asnjë dënim.

"Është pjesë e stërvitjes, pjesë e skuadrës, nuk ka asgjë shqetësuese", tha Ahmataj.

Në sfidën ndaj Egnatias, Julian Ahmataj nuk do të ketë të gatshëm dy lojtarët e formacionit.

"Mungesa kemi, Doka besoj nuk ia del dot. Edhe Hoxhallari që ka mbushur numrin e kartonëve", ka deklaruar trajneri i bardhebluve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?