Julian Deda

Julian Deda prezanton kandidaturën: Tirana s’ka pse të përdoret për ‘mish për top’ për interesat e një politikani

14 Nëntor 2022, 16:50| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 16:53

  • Share

Julian Deda ka prezantuar zyrtarisht kandidaturën e tij për Primaret e Sali Berishës për bashkinë e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në një njoftim nga selia blu, aktori i humorit u shpreh se ky qytet prej 8 vitesh tashmë qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat sipas Dedës nuk kanë shkuar aspak mirë.

Deda u bën thirrje demokratëve që ta votojnë në primare e thekson në fjalën e tij se Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e axhendave personale politike. Deda u shpreh se beson se ka ardhur koha që ai të punojë për qytetarët dhe jo vetëm për interesat e një njeriu apo një grupi të vegjël njerëzish rreth tij.

‘22 vite më parë erdha në Tirane, fillimisht si student i akademisë së arteve.

Tirana ishte shpresa ime për të realizuar ëndrrën për tu bërë aktor dhe une ja dola. Që nga ajo ditë e deri më sot Tirana ka qenë shtëpia ime, këtu u rrita si djalë, si artist e sidomos si familjar. Tirana më ka dhënë shumë, më dha arsimimin, karrierën dhe sidomos mundësinë për të ndërtuar  një familje shembullore për të cilën jam kaq krenar.

Më priti pa më paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin.

Më strehoi me dashamirësinë e vet pa kërkuar kurrë në këmbim asgjë. Gjithmonë jam përpjekur të bëj c’është e mundur që të jem një qytetar i denjë i saj dhe Shqipërisë.

Në 21 vite rrugëtim të jetës time, e kam parë Tiranën si kryemundësinë për të gjithë, por ajo e ka humbur pak nga pak këtë shkëlqim.

E ka humbur ndërsa rriten kullat e zhduken parqet,  e ka tretur ndërsa ngushtohen rruget e rritet trafiku,  e ka shuar ndërsa zhduket diell e rritet smogu,  e ka bjerrë ndërsa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin.

Fëmijët kanë humbur mundësinë për të luajtur, prinderit kanë humbur kohën për tia dhënë fëmijëve të tyre, të moshuarit kanë humbur përkujdesjen, Tirana ka humbur buzëqeshjen.

Sot une jam këtu për te kërkuar një tjetër  mundësi para jush, për të kthyer borxhin qe unë ia kam Tiranës.

Së pari, të nderuar demokratë e simpatizantë të Partisë tonë, këtë mundësi e keni ju në dorë me voten tuaj në primare. E më pas të gjithë bashkë do të duhet të bindim edhe shumë qytetarë te tjerë të këti qyteti të na besojnë neve. Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë.

NE duhet ti shtrijme bashkëqytetarëve tanë dorën tonë të djathë. Sepse ne jemi njerëzit që mes të keqes dhe të mirës, zgjedhim të mirën, mes të gabuarës dhe të drejtës zgjedhim të drejtën.

Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e axhendave personale politike e unë besoj se e vetmja axhendë që i duhet Tiranës ështe ajo në shërbim të qytetarëve.

Unë besoj se ka ardhur koha që Tirana të punoje për qytetarët e saj, dhe jo vetëm për interesat e një njeriu apo të një grushti të vegjël njerëzish rreth tij.

1 milione banorë janë më te rëndësishëm se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund të shkatërrojë interesin e 1 milion banorëve. Unë jam njëri prej 1 milionëve që besoj se gjërat mund të ndryshojne dhe duhet të ndryshojnë.

Prandaj sot jam këtu para jush për të kërkuar votëbesimin për të ndertuar një qytet që buzëqesh bashkë me qytetarët e vet. Një qytet që nuk i gënjen qytetarët e vet dhe ku qytetarët e tij nuk lejojnë askënd që t’i mashtrojë paturpësisht. Unë jam Julian Deda dhe sot garoj për Primaret e Partisë Demokratike. Faleminderit!’- u shpreh Jul Deda.


Lajmi kryesor:

PD e bashkuar për të fituar Elbasanin? Boçi shpall kandidaturën: Betejën e kam me Ramën! Jam kandidat i vetëm, kam edhe dakordësinë e grupit të Alibeajt


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?