PD e bashkuar për të fituar Elbasanin? Boçi shpall kandidaturën: Betejën e kam me Ramën! Jam kandidat i vetëm, kam edhe dakordësinë e grupit të Alibeajt

14 Nëntor 2022, 11:12| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 18:31

  • Share

PD duket se është bashkuar për të fituar bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet vendore 2023. Deputeti Luçiano Boçi ka shpallur kandidaturën, për të cilën kanë dhënë dakordësinë edhe deputetët e grupit të Alibeajt. Boçi u shpreh se mund të mos jetë rasti i vetëm por ka vënë në dijeni edhe grupimin e PD që e kanë mbështetur. Për ata që mendojnë ndryshe, thotë se do t’i kontaktojë për të arritur qëllimin kryesor, fitoren në bashkinë e Elbasanit përballë kandidatit të Edi Ramës.

"Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD. Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë", tha në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku.

Duke iu referuar protestës së 12 nëntorit, jep edhe një mesazh për deputetët që nuk mbështesin Sali Berishën. Ata i cilëson si “pjesa që pretendon se mban vulën e PD” dhe nënkupton se në tubim u dëshmua se kë mbështesin demokratët. Për t’u futur në garë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, Luçiano Boçi duhet të lërë mandatin e deputetit dhe në parlament do ta zëvendësojë Qani Xhafa. Boçi e cilëson si një ndër njerëzit më me influencë në zonë dhe se ka një numër të madh votash. 

Vendimin për t’u bërë pjesë e garës e konsideron si më të rëndësishmet e jetës politike, profesionale dhe tokësore.  

“E them ketë sepse e tillë ka qenë dhe mbetet lidhja ime me Elbasanin krejtësisht tokësore, e pandarë dhe pjesë e rëndësishme e fatit tim politik, fatit familjar dhe social. Në mijëraditët e viteve të mia politike që nuk janë aq pak ditët gjatë të cilave e kam “tradhëtuar” Elbasanin numërohen me gishtat e dorës. Por shpesh dhe në këto raste për të mirën e tij.

Çdo sukses i imi, mban vulen e mbështetjes së pakufi dhe vlerësimit të patjetërsueshëm që më kanë dhënë bashkëqytetarë e mi pa asnjë dallim partiak, mban vulën e profesoreve të mi të nderuar, të kolegëve e studentëve të mi, e shokëve të fëmijërisë e rinisë, të lagjeve dhe fshatrave të tëra të Elbasanit”, tha Boçi.

Dakordësia e grupit të Alibeajt për kandidaturën e Boçit vjen në një kohë kur PD dhe Rithemelimi nuk kanë arritur konsensus për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët. Ndërkohë, ditën e djeshme është mbyllur afati për marrjen e propozimeve dhe kandidimeve në primaret e Berishës. 

Ora 16:50
Julian Deda prezanton kandidaturën: Tirana s’ka pse të përdoret për ‘mish për top’ për interesat e një politikani

Julian Deda ka prezantuar zyrtarisht kandidaturën e tij për Primaret e Sali Berishës për bashkinë e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në një njoftim nga selia blu, aktori i humorit u shpreh se ky qytet prej 8 vitesh tashmë qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat sipas Dedës nuk kanë shkuar aspak mirë.

Deda u bën thirrje demokratëve që ta votojnë në primare e thekson në fjalën e tij se Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e axhendave personale politike. Deda u shpreh se beson se ka ardhur koha që ai të punojë për qytetarët dhe jo vetëm për interesat e një njeriu apo një grupi të vegjël njerëzish rreth tij.

‘22 vite më parë erdha në Tirane, fillimisht si student i akademisë së arteve.

Tirana ishte shpresa ime për të realizuar ëndrrën për tu bërë aktor dhe une ja dola. Që nga ajo ditë e deri më sot Tirana ka qenë shtëpia ime, këtu u rrita si djalë, si artist e sidomos si familjar. Tirana më ka dhënë shumë, më dha arsimimin, karrierën dhe sidomos mundësinë për të ndërtuar  një familje shembullore për të cilën jam kaq krenar.

Më priti pa më paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin.

Më strehoi me dashamirësinë e vet pa kërkuar kurrë në këmbim asgjë. Gjithmonë jam përpjekur të bëj c’është e mundur që të jem një qytetar i denjë i saj dhe Shqipërisë.

Në 21 vite rrugëtim të jetës time, e kam parë Tiranën si kryemundësinë për të gjithë, por ajo e ka humbur pak nga pak këtë shkëlqim.

E ka humbur ndërsa rriten kullat e zhduken parqet,  e ka tretur ndërsa ngushtohen rruget e rritet trafiku,  e ka shuar ndërsa zhduket diell e rritet smogu,  e ka bjerrë ndërsa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin.

Fëmijët kanë humbur mundësinë për të luajtur, prinderit kanë humbur kohën për tia dhënë fëmijëve të tyre, të moshuarit kanë humbur përkujdesjen, Tirana ka humbur buzëqeshjen.

Sot une jam këtu për te kërkuar një tjetër  mundësi para jush, për të kthyer borxhin qe unë ia kam Tiranës.

Së pari, të nderuar demokratë e simpatizantë të Partisë tonë, këtë mundësi e keni ju në dorë me voten tuaj në primare. E më pas të gjithë bashkë do të duhet të bindim edhe shumë qytetarë te tjerë të këti qyteti të na besojnë neve. Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë.

NE duhet ti shtrijme bashkëqytetarëve tanë dorën tonë të djathë. Sepse ne jemi njerëzit që mes të keqes dhe të mirës, zgjedhim të mirën, mes të gabuarës dhe të drejtës zgjedhim të drejtën.

Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e axhendave personale politike e unë besoj se e vetmja axhendë që i duhet Tiranës ështe ajo në shërbim të qytetarëve.

Unë besoj se ka ardhur koha që Tirana të punoje për qytetarët e saj, dhe jo vetëm për interesat e një njeriu apo të një grushti të vegjël njerëzish rreth tij.

1 milione banorë janë më te rëndësishëm se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund të shkatërrojë interesin e 1 milion banorëve. Unë jam njëri prej 1 milionëve që besoj se gjërat mund të ndryshojne dhe duhet të ndryshojnë.

Prandaj sot jam këtu para jush për të kërkuar votëbesimin për të ndertuar një qytet që buzëqesh bashkë me qytetarët e vet. Një qytet që nuk i gënjen qytetarët e vet dhe ku qytetarët e tij nuk lejojnë askënd që t’i mashtrojë paturpësisht. Unë jam Julian Deda dhe sot garoj për Primaret e Partisë Demokratike. Faleminderit!’- u shpreh Jul Deda.

Ora 11:36
Luçiano Boçi kandidon për bashkinë e Elbasanit dhe zbulon se kush do e zëvendësojë në parlament nga mandati i deputetit

 

Nënkryetari i Rithemelimit Luçiano Boçi ka kandiduar sot për bashkinë e Elbasanit duke hequr dorë nga mandati i deputetit. Boçi u shpreh se si zëvendësues i tij në Parlament do të jetë Qani Xhafa.

Boçi u shpreh se është një ndër njerëzit më me influencë në zonë dhe se ka një numër të madh votash.

“Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër të madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionim do e artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”, deklaroi ai.

1668422022_boci.jpg

Ora 11:26
Zgjedhjet lokale/ Boçi: Jam kandidati i vetëm i PD për bashkinë e Elbasanit! Kam dakordësinë e grupit të Alibeajt

 

Ndonëse nuk ka dakordësi mes PD dhe Rithemelimit për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët, Luciano Boçi thotë se ka edhe mbështetjen e deputetëve të Alibeajt për garën për bashkinë e Elbasanit.

“Dakordësia mes bazës dhe pjesës tjetër që pretendon se mban vulën e PD tashmë është e dëshmuar jo më larg se dhe para 2 ditësh në pjesëmarrjen masive të demokratëve. Baza është e unifikuar dhe konsensusi i dhënë nga ata ka qenë dhe shtysa ime se propozime ka pasur nga baza për të qenë kandidat i Elbasanit. Nuk mjaftohemi vetëm nga këto deklarata që ndonjëherë konsiderohen formale. Kontaktet e mia me çdo person që mendon ndryshe do jenë të vazhdueshme që ne të punojmë bashkë për arritjen e qëllimit kryesor.

Nuk kam raste që ka anëtarë apo njerëz të tjerë simpatizantë që janë kundër daljes së një kandidati se ai që propozon, propozon një e nuk vendos kushte që duhet patjetër që njëri të ketë përballë një tjetër. Procesi i përballjes është një proces natyral brenda një gare si janë primaret por dhe kandidimet e tjera.

Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD. Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë.

Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë funksionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit.”

Ora 11:20
Deputeti Luciano Boçi shpall kandidaturën për bashkinë e Elbasanit: Vendimi më i rëndësishëm i jetës time politike

 

Deputeti Luciano Boçi ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Elbasanit. Vendimin për t’u bërë pjesë e garës e konsideron si më të rëndësishmet e jetës politike, profesionale dhe tokësore.  

“E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve.

Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore.

E them ketë sepse e tillë ka qenë dhe mbetet lidhja ime me Elbasanin krejtësisht tokësore, e pandarë dhe pjesë e rëndësishme e fatit tim politik, fatit familjar dhe social.

Në mijëraditët e viteve të mia politike që nuk janë aq pak ditët gjatë të cilave e kam “tradhëtuar” Elbasanin numërohen me gishtat e dorës. Por shpesh dhe në këto raste për të mirën e tij.

Çdo sukses i imi, mban vulen e mbështetjes së pakufi dhe vlerësimit të patjetërsueshëm që më kanë dhënë bashkëqytetarë e mi pa asnjë dallim partiak, mban vulën e profesoreve të mi të nderuar, të kolegëve e studentëve të mi, e shokëve të fëmijërisë e rinisë, të lagjeve dhe fshatrave të tëra të Elbasanit.

Çdo arritje e imja ka në themel, punën, djersën e sakrificën e mijëra demokratëve që më kanë përkrahur pa asnjë interes, pa asnjë mëdyshje,  por gjithmonë me besim të plotë e entuziazëm të sinqertë.

Prandaj sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë “Borxhet e mia”

Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:

I kam borxh suksesin

I kam borxh mbështjen

I kam borxh kohën

Përkushtimin,  arritjet.

I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar

I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore

I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës

I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar

I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.

Dhe dua ti shlyej këto borxhe.

Ti shlyej duke punuar bashke me durim:

Që qytetin tia kthejme njerëzve

Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm

Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit

Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.

Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.

Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.

Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!” – tha Boçi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 14/11/2022 19:39

    Boksjeri dhe rrjepsi i studenteve per te marre provimet do kandidoje i vetem per bashkin e Elbasanit dule lene mandatin.

    Përgjigju
  • klodjan: 14/11/2022 13:22

    e gjitha pd e bashkuar a i fiton 1 ose 2 bashki

    Përgjigju
  • Titi: 14/11/2022 13:10

    Hahaha Po kush je ti me ti as bracen se mund dote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?