Paul Williams në Hagë

Kosova & Rajoni

Juristi amerikan Paul Williams dëshmitari i radhës në Hagë: Hashim Thaçi kontrollohej nga jashtë! Kam bashkëpunuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës

17 Shtator, 13:38| Përditesimi: 17 Shtator, 15:48

  • Share

Paul Williams është juristi amerikan, i cili është thirrur si dëshmitar i radhës në Gjykatën Speciale të Hagës nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, mbahen në statusin e të parburgosurit në Hagë që prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte.

Dëshmia e Paul Williams ka filluar ditën e sotme në cilësinë këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, në gjykatë është shprehur se Hashim Thaçi nuk kishte autoritetet të plotë në vendimmarrje, por se konsultohej gjatë gjithë kohës nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme me komandantë të UÇK-së.

“Baza për këtë përfundim janë disa faktorë, bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që Thaçi realizonte me persona të ndryshëm nga jashtë Kështjellës. Kishte thirrje vazhdimisht, që shpesh nënkuptonte që duhej të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës.

Përfshirja ime në fshatin e Rambujesë, jashtë Kështjellës, ku takohesha rregullisht me një shqiptaro-amerikan, që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si pjesëtarë të UÇK-së, ku diskutonim dispozita të ndryshme, sa i përket tekstit të marrëveshjes.

Mund të lexohej edhe nga gjestikulacioni. Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm. Nuk më është krijuar që kishte kontroll të plotë, por mendoj se përfaqësonte interesa nga jashtë.”, tha Williams.

I ndodhur përpara trupit gjykues, Williams ka treguar se Fehmi Agani, pjesëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje, i ka kërkuar që të përgatisë gjuhën që ishte sa më gjithëpërfshirëse që Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të kishte të gjitha përgjegjësit e veta për të zbatuar mandatin e tij.

“Për kontekst të më tejshëm gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet, aktakuzat e Gjykatës së Tribunalit për Ish-Jugosllavinë. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm, kjo përfshinte edhe mësime që kishin nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në Marrëveshjen e Daytonit”, ka theksuar Williams.

Williams tregon se për delegacionin e Kosovës ishte e rëndësishme formulimi i teksteve sa më të kuptueshme për Tribunalin e Ish-Jugosllavisë për shkak të ‘Masakrës së Reçakut’.

“Jurdiksioni dhe aftësia e Tribunalit për ish-Jugosllavinë ishte e rëndësishme për disa arsye, konteksti konkret specifik menjëherë përpara bisedimeve ishte Masakra e Reçakut”.

Ndër të tjera, juristi amerikan ka treguar se dhe pas kohës së luftës, ai ka bashkëpunuar me të gjthë kryeministrat e Kosovës, përveç njërit, emrin e të cilit nuk e ka bërë me dije.

“Pas luftës në Kosovë jam takuar dhe kam punuar me përjashtim të një kryeministri, të gjithë kryeministrat e tjerë të Kosovës dhe me të gjithë presidentët e Kosovës”, u shpreh tutje ai.

Lajm në përditësim...

Ora 14:42
Paul Williams: Hashim Thaçi kontrollohej nga jashtë! Vazhdimisht merrte telefonata nga Kosova që iu raportonte

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, në deklaratat e dhëna përpara gjyqtarëve të Hagës është shprehur se Hashim Thaçi nuk kishte autoritetet të plotë në vendimmarrje, por se konsultohej gjatë gjithë kohës nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme me komandantë të UÇK-së.

“Baza për këtë përfundim janë disa faktorë, bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që Thaçi realizonte me persona të ndryshëm nga jashtë Kështjellës. Kishte thirrje vazhdimisht, që shpesh nënkuptonte që duhej të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës.

Përfshirja ime në fshatin e Rambujesë, jashtë Kështjellës, ku takohesha rregullisht me një shqiptaro-amerikan, që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si pjesëtarë të UÇK-së, ku diskutonim dispozita të ndryshme, sa i përket tekstit të marrëveshjes.

Mund të lexohej edhe nga gjestikulacioni. Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm. Nuk më është krijuar që kishte kontroll të plotë, por mendoj se përfaqësonte interesa nga jashtë.”, tha Williams.

I pyetur e me kë komunikonte më shumë Thaçi, Paul Williams u përgjigj se fliste me shqiptarë të Kosovës apo komandantë të cilëve iu raportonte vazhdimisht.

“Nga sa kam kuptuar unë, të paktën bazuar në pyetjet qe kam bërë “me kë flet Hashimi gjatë gjithë kohës?”, mua më thonin me Kosovën. Me shqiptarët e Kosovës në Kështjellë, por ideja është që më thonin se ka thirrje telefonike nga mëmëdheu. Gjithashtu vura re, më kujtohet se më shumë binte telefoni i tij. Ai nuk kërkonte thirrje, atij i bënte telefoni”.

Ora 14:28
Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës, Williams: Kam bashkëpunuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës, përveç njërit

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, në dëshminë e dhënë në Gjykatën Speciale të Hagës, ka treguar se dhe pas arritjes së marrëveshjes së Rambujesë, ka punuar me të gjithë kryeministrat dhe presidentët e Kosovës pas luftës, përveç njërit prej tyre, emrin e të cilit nuk e ka bërë me dije.

“Pas luftës në Kosovë jam takuar dhe kam punuar me përjashtim të një kryeministri, të gjithë kryeministrat e tjerë të Kosovës dhe me të gjithë presidentët e Kosovës”, u shpreh tutje ai.

K.B/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?