Massimilliano Allegri

Juventus e bën rrugë, Allegri: Të sigurojmë pikët për mbijetesën

29 Janar 2023, 21:44| Përditesimi: 29 Janar 2023, 21:45

  • Share

Juventus humbi 0-2 me Monzën për javën e 20-të në Serie A. "Zonja" tanimë ndodhet në pozita jokomode, teksa mban vendin e 13-të në klasifikim. Pas ndeshjes trajneri Max Allegri ka kërkuar impenjim në fushë, në mënyrë që të tijtë të marrin pikë për të siguruar mbijetesën.

"Është normale që është një moment delikat, por pastaj duhet të marrim në konsideratë faktin që gjërat e jashtme nuk na përkasin ne. Vetëm një pikë në tre ndeshje, duhet të kemi një qasje ndryshe ndaj përballjeve. Kishim pak reagim, ndërsa pjesa e dytë ishte e bukur.

Nuk ka alibi dhe justifikime, duhet të jemi të përgjegjshëm, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që skuadra ka 23 pikë në klasifikim, duhet të bëjmë pikë që na sigurojnë të paktën mbijetesën.

Ky është klasifikimi real, të mendojmë se kemi 38 pikë nuk na shërben. Ky është momenti më i veçantë, më shumë se i vështirë në karrierë. Duhet punuar për të bërë më mirë. Që nesër duhet të rikuperojmë energji për ndeshjen me Lacion. Na vjen keq për tifozët se stadiumi ishte plot", tha Allegri pas humbjes në Torino.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?