Në "Allianz Stadium" në Torino, vendasit e Juventus humbën 0-2 me Monzën. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 10-të nga Caprari për miqtë, me arbitrin që e anulloi pas konsultës me VAR, për pozicion jashtë loje. Megjithatë, Monza do shënonte edhe dy herë të tjera me Ciurria dhe Dany Mota në minutat 18 dhe 39. Pjesa e dytë kishte tjetër fytyrë për "Zonjën", që dominoi me lojë dhe raste por Di Gregorio u tregua hero në portën e Monzës. Kështu, Monza e mposht për herë të dytë Juven këtë sezon. Monza me 25 pikë mban vendin e 11 në Serie A, teksa Juventus me 23 pikë ndodhet në vendin e 13-të. Kujtojmë se bardhezinjtë u sanksionuan nga drejtësia sportive me heqjen e 15 pikëve për manovrat me plusvalencat. "Zonja" ka tre ndeshje pa fitore.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Juventus dhe Milan 'lënë nam' në shtëpi, Napoli fiton me Romën dhe shkëputet në krye
S.Dh/ReportTv.al