Informacionet nga Italia pretendojnë se Juventusi do të nisë procedimin disiplinor ndaj Allegrit dhe nëse do të ketë sukses, klubi bardhezi nuk do të ketë nevojë të paguajë shumën e largimit pas shkarkimit, pasi klubi do të kishte arsye për të shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me trajnerin 56-vjeçar nga Livorno.
Allegri u shkarkua pasditen e së premtes për shkak të sjelljeve të pahijshme në finalen e Kupës së Italisë, fituar kundër Atalantës 1-0 me golin e Vlahovic, paçka se kishte ende një vit kontratë.
Siç nënvizohet edhe nga vetë Juventusi në deklaratë, rol në vendim kanë luajtur qëndrimet e Allegrit në fund dhe pas ndeshjes Atalanta 0-1 Juventus; fillimisht nervozizmi dhe përjashtimi me karton të kuq nga arbitri Maresca, më pas dëmtimi i aparatit të agjencisë së shtypit LaPresse dhe në fund kërcënimi ndaj drejtorit të Tuttosport, Guido Vaciago.