SHBA - Juventusi dhe Manchester City janë skuadrat e radhës që kanë siguruar një biletë për në 1/8 e Kupës së Botës për Klube. Italianët mposhtën 4-1 ekipin e Wydad, ndërsa anglezët i shënuan gjashtë gola Al Ain. Ndeshja e tretë në Grupin G do i vendos skuardat përballë njëra-tjetrës, megjithëse mund të quhet si një miqësore me objektivin e parë të arritur.
Në "Lincoln Financial Field" në Philadelphia, Juventusi fitoi 4-1 kundër marokenëve të Wydad. Bardhezinjtë sigurojnë kalimin në 1/8 e Botërorit të Klubeve, ndërsa Wydad është jashtë pas dy humbjeve. Ndeshja u zhbllokua shpejt, pasi në minutën e gjashtë Boutouil shënoi në portën e tij për të kaluar në avantazh Juventusin. Në minutën e 16-të Kenan Yildiz dyfishoi shifrat, para se Lorch të shkurtonte dhe ta mbyllte pjesën e parë me rezultatin 2-1. Dominimi i "Zonjës së Vjetër" u pa edhe në pjesën e dytë, aty ku Yildiz shënoi golin e tretë për dopietën personale, ndërsa në fundin e ndeshjes Dusan Vlahovic ktheu në gol një penallti. Kësisoj, Juve kalon në 1/8 e Botërorit të Klubeve, paçka se ka ende një përballje kundër Man. City në Grupin G.
Në "Mercedes-Benz Stadium" në Atlanta, Manchester City nuk e kishte problem të 'shkërmoqte' 6-0 modestët nga Abu Dhabi, Al Ain; për të siguruar kështu një biletë në turin e 1/8 të Kupës së Botës për Klube. Gundogan (dopietë), Echeverri, Haaland, Bobb dhe Cherki ishin autorët e golave për ekipin e Pep Guardiolës. Ndeshja e radhës për Cityn është kundër Juves, por të dyja skuadrat e kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8 me eliminim direkt.
Rezultatet, Kupa e Botës për Klube:
Grupi G
E diel, 22 qershor
18:00 Juventus 4-1 Wydad
E hënë, 23 qershor
03:00 Manchester City 6-0 Al Ain
Renditja:

Komente