Yildiz feston pas golit

Sport

VIDEO/ Juventusi 'poker' kundër marokenëve, merr kreun e Grupit G dhe gjen 1/8 e Botërorit të Klubeve

23 Qershor, 08:40| Përditesimi: 23 Qershor, 08:41

  • Share


Në "Lincoln Financial Field" në Philadelphia, Juventusi fitoi 4-1 kundër marokenëve të Wydad. Bardhezinjtë sigurojnë kalimin në 1/8 e Botërorit të Klubeve, ndërsa Wydad është jashtë pas dy humbjeve. Ndeshja u zhbllokua shpejt, pasi në minutën e gjashtë Boutouil shënoi në portën e tij për të kaluar në avantazh Juventusin. Në minutën e 16-të Kenan Yildiz dyfishoi shifrat, para se Lorch të shkurtonte dhe ta mbyllte pjesën e parë me rezultatin 2-1. Dominimi i "Zonjës së Vjetër" u pa edhe në pjesën e dytë, aty ku Yildiz shënoi golin e tretë për dopietën personale, ndërsa në fundin e ndeshjes Dusan Vlahovic ktheu në gol një penallti. Kësisoj, Juve kalon në 1/8 e Botërorit të Klubeve, paçka se ka ende një përballje kundër Man. City në Grupin G.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi dhe Man. City e lënë miqësore ndeshjen mes tyre, fitojnë dhe kalojnë turin në Botërorin e SHBA-së


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?