ITALI - Serie A vijon të jetë në raundin e parë. Të diel u zhvilluan katër duelet e radhës. Cagliari dhe Fiorentina barazuan 1-1, ndërsa po me këtë rezultat u nda edhe dueli mes Atalantës dhe Pisas. Como mposhti 2-0 Lazion duke bërë befasinë e këtij raundi, teksa Juventusi siguroi tri pikë duke mposhtur 2-0 Parmën.
Në Torino, Juventusi u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Parmës, një kundërshtari që historikisht i ka hapur telashe. 'Zonja e Vjetër' tregoi qartësi në mendime dhe veprime, duke shënuar dy herë në pjesën e dytë. Duhej minuta e 59-të kur Yildiz me lëvizjet e tij 'dehu' mbrojtjen mike dhe pasoi bukur për Jonathan David, me këtë të fundit që e preku topin lehtë me takë për t'i ndërruar udhën dhe për ta ndalur në rrjetë. Debutim me gol për David para tifozëve të rinj dhe festë legjitime në stadium.
Në të 80-n minutë David i la vendin Vlahovic, me serbin që pas katër minutash në fushë shfrytëzoi sërish një pasim të Yildiz dhe nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë. Për shtatë minuta Juvja e Igor Tudor luajti me një lojtar më pak pasi Cambiaso doli me karton të kuq. Kështu, me tri pikë në nisjen e sezonit bardhezinjtë e nisin mbarë kampionatin.
Në Bergamo, Atalanta dhe Pisa barazuan 1-1. Për vendasit titullar luajti Berat Gjimshiti në mbrojtje, por debutuesit miq ia dolën të merrnin një pikë. Ishte pikërisht Pisa që në minutën e 26-të kaloi në epërsi me autogolin e Hien. Ndërkohë Scamacca në pjesën e dytë vendoi ekuilibrat shumë herët, por për pjesën e mbetur të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi.
Në stadiumin ' Giuseppe Sinigaglia', vendasit e Comos befasuan dhe mposhtën 2-0 Lazion. Nicolas Paz shkëlqeu në këtë takim me gol dhe asist. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë vendasit zhbllokuan ndeshjen. Një pasim i Paz u shfrytëzua nga Douvikas, që shënoi golin e parë të ndeshjes. Më pas Lazio 'u zgjua', por pa mundur të gjejë golin, edhe falë ndërhyrjes së VAR që 'ngriu' festën e Castellanos. Tri pikët për vendasit do 'vuloseshin' nga Nico Paz në minutën e 73-të, që u shpall 'Njeriu i Ndeshjes'. Te Lazio Hysaj qëndroi në stol, edhe pse në pankinë është një si Maurizio Sarri.
Serie A, raundi i parë:
E diel, 24 gusht 2025
Cagliari 1-1 Fiorentina
Como 2-0 Lazio
Atalanta 1-1 Pisa
Juventus 2-0 Parma
Renditja:

Komente