Komisioni i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ia ka besuar Juxhin Xhajës drejtësinë në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Arbitri që mban stemën e FIFA do mbajë rregullin në një duel ku pritet një "luftë" e fortë sportive. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij. Florjan Lata do të jetë arbitri i katërt, në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR do të jetë Emanuela Rusta.
Lajmi kryesor:
Superliga/ Tirana është 'gjallë', dominon 3-0 Partizanin dhe i largohet fundit të renditjes! Fiton pas dy vitesh e gjysmë në derbi
S.Dh/ReportTv.al