Foto ilustruese

Ka akord mes palëve, Egnatia gjen trajnerin e ri

16 Tetor 2022, 12:15| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 12:27

  • Share

Shpëtim Duro do ulet në stolin e Egnatias në Superligë. Klubi nga Rrogozhina shkarkoi dje trajnerin Edlir Tetova pas humbjes 1-2 nga Teuta, për javën e tetë në elitën e futbollit shqiptar. Drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur kontaktet me trajnerin Duro.

62 vjeçari u largua nga Laçi pas eksperiencës në Kupat e Evropës, teksa nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri. Palët kanë gjetur akordin dhe Duro pritet të jetë trajneri i ri i Egnatias. Me eksperiencë të pasur te Partizani, Besa, Skënderbeu, Shkëndija, Flamurtari, Drita apo Kukësi, kandidatura e Duros ka fituar përballë Diego Longo dhe Gentjan Mezani. Trajneri Duro do prezantohet të hënë te Egnatia.

Shpëtim Duro

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?