Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve socialistë të kërkojnë në youtube për PD dhe qeverisjen e Berishës për tu njohur se çfarë ka ndodhur.
Ai u kërkoi atyre që të kërkojnë në Youtube ngjarje si 21 janari dhe Gërdeci të cilat kanë ndodhur gajtë periudhës kur në qeverisje ka qenë PD e drejtuar nga Sali Berisha. .
'Ka disa që nuk e dinë ca përfaqson bufi i kënetës. Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore. Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu. Po si ka mundësi që ata janë akoma vërdallë. Jua them unë që gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, nuk ju punon radiostacioni. Mua më mjafton një gjë se më mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ne na duhen gjysma normale e burrave, ne jemi më shumë se ca ishim 4 vjet më parë', tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama nga Kashari: Kandidimi për herë të parë në Tiranë, mision i ri! Disa s’e dinë çfarë përfaqëson bufi i kënetës, kërkoni në Youtube për Gërdecin dhe 21 janarin
S.B/I.M/ReportTv.al
