Francesco Moriero prezantohet te Flamurtari

Sport

Zyrtare/ Ka luajtur me Ronaldon te Interi, Flamurtari zgjedh pasuesin e trajnerit Carlos Garcia

8 Tetor, 14:39| Përditesimi: 8 Tetor, 15:50

  • Share

Ish-trajneri i Laçit dhe Dinamos në Superligë, Francesco Moriero është tekniku i ri i Flamurtarit.

Moreiro rikthehet në futbollin shqiptar pas eksperiencave të mëparshme me Laçin dhe Dinamon, ndërsa këtë herë e gjen Flamurtarin në një moment të vështirë, me vetëm dy pikë në vendin e fundit të renditjes në Superligë. Pasi larguan spanjollin Carlos Garcian, në Vlorë nuk humbasin kohë dhe gjejnë pasuesin.

Deri në qershorin e këtij viti Francesco Moriero ishte trajner i Laçit, duke e drejtuar skuadrën për 31 takime. 56-vjeçari italian ka një karrierë të pasur, duke drejtuar klube si Leçe, Catania, Grosetto, Frosinone apo Crotone. Si futbollist ai ka qenë pjesë e Interit, Milanit, Romës dhe Napolit.

"Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë. Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit. Bashkë drejt objektivave të mëdha", njofton Flamurtari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?