Ish-Sekreari i PD Arben Ristani në një intervistë në Report Tv ka folur për marrëdhënien e tij me kreun demokrat Lulzim Basha, dhe rikthimin e tij në parti pas "krisjes" që pati mes tyre.
Ristani ka thënë se nuk e quan veten ushtar rreshti dhe se mund të flasë kur mendon se diçka nuk po shkon si duhet dhe se mund të bëhet edhe më mirë.
"Marrëdhënia ime me kryetarin e partisë ka qenë korrekte dhe në linjën e saj normale. Kritikat janë pjesë e zërit së gjithsecilit kur ndjen se ka diçka për të thënë apo mendon se diçka mund të bëhet më mirëë. Ne nuk jemi ushtarë dhe nuk jemi në rresht.
Sot kemi përballë Ramën dhe të gjithë jemi të mobilizuar të fitojmë betejën që kemi përpara. Nuk është ky momenti për t'u çfokusuar. Fokusi është beteja kundër qeverisë dhe kryeministrit", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Ristani e thotë hapur: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI! Më vjen keq që Topalli s'është në lista, s'kam bërë mëkate në KQZ
E.M.//ReportTv.al