Politikë

Ultimatumi i SHBA dhe 'kërcënimi' i Berishës, Murrizi në 'Repolitix': Basha të dorëhiqet, s’ka zgjidhje tjetër! Nikolla në krye të Kuvendit dhe largimi i Ballës nga Elbasani, 'pazare' të Ramës

7 Shtator 2021, 13:35| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 21:32

  • Share

"Heshtja" e kreut të PD Lulzim Basha ndaj urdhrit të SHBA për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur "Non Grata" nga DASH, nënkupton se ky i fundit nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë, sidomos pas "kërcënimit" të djeshëm nga Berisha. Ish-deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin 'Repolitix' me drejtues Denis Mingën, tha Berisha e ka një zgjidhje dhe këtë e artikuloi edhe dje duke i përcjellë një mesazh të qartë Bashës se nëse e heq nga PD pa pasur provat ‘si minues i demokracisë nga SHBA’ atëherë ai do të bëjë gjithçka për rikthyer "vlerat e PD-së në kohën që e themeloi" falë influencës së tij në parti. Kurse Basha, Murrizi thotë se të vetmen zgjidhje tanimë ka të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Ndërsa foli dhe për qeverinë e re "Rama 3" Murrizi tha se Rama i ka dërguar tre emra në tavolinë dhe Basha ka zgjedhur që të vendosë Nikollën në krye të Kuvendit. Po ashtu Murrizi tha se në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha u ka thënë demokratëve se ka larguar Taulant Ballën nga Kuvendi, duke nënkuptuar se dhe largimi i tij është bërë si pjesë e një pazari.

'Zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit është pazar i Ramës me Bashën. Rama i ka çuar tre emra në tavolinë dhe Basha ka vendosur, i ka çuar dy gra nga veriu dhe një burrë. Në kryesinë e PD-së Basha ka thënë se ne e përzumë Ballën nga Elbasani. Rama si tregon pazaret, po Basha po'- tha Murrizi.

Por kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati i hodhi poshtë këto deklarata të Murrizit, ku tha se PS-në nuk e kushtëzon kurrsesi Lulzim Basha.

'PS ka fituar e vetme dhe s'ka si e kushtëzon PS=në dhe kryeministrin Rama. Basha nuk po kushtëzon dot të vetët. Nuk ka nevojë që PS të bëjë pazar më Bashën.'-tha Bushati.

Ndërsa SHBA kërkon largimin e Sali Berishës nga Kuvendi, Murrizi thotë se nëse Berisha do të jetë aktiv, rruga më e mirë që do të ishte është të marrë kreun e PD-së dhe se nuk ka pse t'i vërë fajin Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Edvin Kulluri një nga anëtarët e "Grupimit për PD-në" tha se mosveprimi i Bashës ndaj urdhrit të SHBA do të ketë një pasojë. Kanë qenë jo të paktë zërat në PD që janë artikuluar për distancim të partisë nga Berisha, mes të cilëve edhe sekretarja e re e PD për ish të përndjekurit polikë, Jonila Godole, deklarata e së cilës shkaktoi 'furtunë'. Habi bëri edhe fakti që lajmi u publikua nga portali i familjes Berisha dhe "Rilindja Demokratike". Edhe Mark Marku tha se Basha nuk e sjell dot PD në pushtet nëse nuk ndryshon. Ndërsa në lidhje me çështjen e Berishës, Marku tha se duhet të ishte larguar nga politika dhe ta kishte ndërprerë karrierën që në vitin 2013, kur hoqi dorë nga drejtimi i PD-së.

Ora 22:19
Ultimatumi i amerikës, Murrizi: Berisha ka një zgjidhje për hallin e vet, Basha të dorëhiqet, s’ka rrugë tjetër! Kulluri: ‘Fati’ i tij në raport me SHBA, do ketë një pasojë

E vetmja zgjidhje e kreut të PD Lulzim Basha sipas ish deputetit Myslim Murrizi është që të japë dorëheqjen nga PD, referuar këtu ultimatumit të SHBA ndaj tij për të larguar Sali Berisha nga grupi parlamentar i partisë.

Sipas Murrizit, si Basha ashtu edhe Berisha ka secili hallin e vet. Ndërsa tha se Berisha e ka një zgjidhje, për Bashën ai tha se e vetmja rrugë është të largohet nga PD.

“Berisha tha dje unë jam faktor te demokratët por skam ndikuar te listat e Bashës. Unë nuk shoh se këta kanë hall me njëri tjetrin, secili ka hallin e vet. Berisha dje ka folur për hallin e vet. Edhe Basha ka hallin e vet, që thotë se nëse Berisha do ta luftojë hallin e tij me të gjitha mjetet demokratike i bie më rrezikon tmë heqë nga puna. Secili me vete të vet lidh peshqirin në kokë. Secili nga këta është në hall të madh për vete. Nëse Berishën e shoh që ka një zgjidhje për hallin e tij, Bashën e shoh pa zgjidhje. Berisha ka 1 zgjidhje. Sot Basha duhet të ikë nga PD. Nuk ka rrugë tjetër. Dorëheqja dhe të ftojë secilin në garë dhe të kandidojë dhe ta shohë a do kandidojë Berisha”, tha ai në Repolitix.

Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", tha se Basha nuk guxon të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar largimin e Berishës. Por ky mosveprim i Bashës ndaj ultimatumit të SHBA, për Kullurin do të sjellë pasoja.

“Nëse Basha guxon të mbledhë këshillin kombëtar për të përjashtuar Berishën se di si do dalë nga ajo sallë. Nëse se merr këtë vendim, atë do ta shohim cili do jetë fati i Bashës në raport me SHBA. Se kur dikush të paralajmëron diçka do ketë një pasojë. SHBA smund të rrezikojë autoritetin që ka sidomos në një popull më dashamirës ndaj sHBA. Kush e dëgjon më atë kryetar kur ish kryetari thotë se  unë e zhduk për 5 minuta nëse më heq nga grupi parlamentar pa fakte. Ça bën ai në atë zyrë. Basha është i virgjër nga pikëpamja demokratike. Ky ka hequr nga Pd 28 mijë demokratë”, tha Kulluri.

Ora 21:39
Murrizi: Nëse do të jetë aktiv në politikë, Berisha të rikthehet të marrë PD-në

Ndërsa SHBA kërkon largimin e Sali Berishës nga Kuvendi, pasi e shpalli 'non grata', ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se nëse Berisha do të jetë aktiv, rruga më e mirë që do të ishte të marrë kreun e PD-së. I ftuar në Repolitix, Murrizi tha se ai nuk ka pse t'i vërë fajin Lulzim Bashës.

'Berishës po i kthehet karma. Atë që PD ka bërë ndaj të tjerve sot i lypset PD-së që ta bëjë ndaj Berishës. Siç i përjashtoi Berisha pasi dolën kundër tij, pa asnjë informacion, i ka shpallur armiq. Luli nuk është bunker. Janë ca njerëz si Fred Rrushaj, nuk e largojnë dot Berishën. Nëse do të jetë aktiv në politike, rruga më e mirë për mua është të kthehet dhe të marrë PD-në. Nuk duhet që t'i vërë faj Lulit.'- tha Murrizi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?