E vetmja zgjidhje e kreut të PD Lulzim Basha sipas ish deputetit Myslim Murrizi është që të japë dorëheqjen nga PD, referuar këtu ultimatumit të SHBA ndaj tij për të larguar Sali Berisha nga grupi parlamentar i partisë.
Sipas Murrizit, si Basha ashtu edhe Berisha ka secili hallin e vet. Ndërsa tha se Berisha e ka një zgjidhje, për Bashën ai tha se e vetmja rrugë është të largohet nga PD.
“Berisha tha dje unë jam faktor te demokratët por skam ndikuar te listat e Bashës. Unë nuk shoh se këta kanë hall me njëri tjetrin, secili ka hallin e vet. Berisha dje ka folur për hallin e vet. Edhe Basha ka hallin e vet, që thotë se nëse Berisha do ta luftojë hallin e tij me të gjitha mjetet demokratike i bie më rrezikon tmë heqë nga puna. Secili me vete të vet lidh peshqirin në kokë. Secili nga këta është në hall të madh për vete. Nëse Berishën e shoh që ka një zgjidhje për hallin e tij, Bashën e shoh pa zgjidhje. Berisha ka 1 zgjidhje. Sot Basha duhet të ikë nga PD. Nuk ka rrugë tjetër. Dorëheqja dhe të ftojë secilin në garë dhe të kandidojë dhe ta shohë a do kandidojë Berisha”, tha ai në Repolitix.
Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", tha se Basha nuk guxon të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar largimin e Berishës. Por ky mosveprim i Bashës ndaj ultimatumit të SHBA, për Kullurin do të sjellë pasoja.
“Nëse Basha guxon të mbledhë këshillin kombëtar për të përjashtuar Berishën se di si do dalë nga ajo sallë. Nëse se merr këtë vendim, atë do ta shohim cili do jetë fati i Bashës në raport me SHBA. Se kur dikush të paralajmëron diçka do ketë një pasojë. SHBA smund të rrezikojë autoritetin që ka sidomos në një popull më dashamirës ndaj sHBA. Kush e dëgjon më atë kryetar kur ish kryetari thotë se unë e zhduk për 5 minuta nëse më heq nga grupi parlamentar pa fakte. Ça bën ai në atë zyrë. Basha është i virgjër nga pikëpamja demokratike. Ky ka hequr nga Pd 28 mijë demokratë”, tha Kulluri.
Lajmi kryesor:
Ultimatumi i SHBA dhe 'kërcënimi' i Berishës, Murrizi në 'Repolitix': Basha të dorëhiqet, s’ka zgjidhje tjetër! Nikolla në krye të Kuvendit dhe largimi i Ballës nga Elbasani, 'pazare' të Ramës
//ReportTv.al