Kultura

Kadare dhe Flloko, kur dy shqiptarë të mrekullueshëm recitojnë Majakovskin së bashku në një makinë (VIDEOLAJM)

27 Maj 2021, 20:18| Përditesimi: 27 Maj 2021, 20:37

  • Share

Dy shqiptarë të mrekullueshëm në një makinë: Shkrimtari ynë më i madh, Ismail Kadare dhe aktori dhe poeti plot finesë Timo Flloko. Kthehen nga Fieri, pasi shkrimtari është vlerësuar si Qytetar Nderi i Fierit, kur Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli, u sjell në mendje “Re me pantallona” të Majakovskit, përkthyer nga Kadare. E këtu nis recitimi që mund të ndiqni në video. 

Shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht Kadare është vlerësuar me titullin “Nderi i Bashkisë së Fierit”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore". Çmimi iu dorëzua në sallë e teatrit nga kryebashkiaku Armando Subashi. Gjeniu i letrave shqiptare foli i emocionuar, teksa rikthehej në qytetin e Fierit pas 30 vitesh, këtë herë si qytetar nderi.

Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko dhe aktorit të Teatrit "Bylis" Klajdi Marku.

Ismail Kadare dhe Timo Flloko.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?