Pika Kufitare Kakavijë

Kronikë

Kakavijë/ E dënuara me 1 vit burg për vjedhje në Vlorë kapet në kufi! Nën akuzë dhe 38-vjeçari që udhëtonte drejt Greqisë me 11100 euro cash

16 Prill, 13:11| Përditesimi: 16 Prill, 13:16

  • Share

Gjirokastër- Një grua e shpallur në kërkim dhe dënuar me një vit burgim për vjedhje është arrestuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, kurse një 38-vjeçar që po udhëtonte drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro cash të padeklaruara u mor nën hetim.

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot (16 prill) se kapën të shpallurën në kërkim R. O., 43 vjeçe, banuese në Vlorë.

“E arrestuara është dënuar nga Gjykata e Vlorës, me 1 vit burgim, për veprën penale "vjedhja". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Vlorës”, bëri me dije policia vendore..

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për  B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Vasjar.

“Gjatë kontrollit fizik, në dalje të Shqipërisë, iu gjetën 11100 euro të padeklaruara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?