Real Madrid - Juventus (Bellingham vs Yildiz)

Sport

Kalendari/ Kompletohet faza e grupeve, mësoni të gjitha çiftet e 1/8 në Kupën e Botës për Klube

27 Qershor, 09:35| Përditesimi: 27 Qershor, 09:37

  • Share

Kupa e Botës për Klube mbylli ndeshjet e fazës së grupeve dhe tanimë janë mësuar tetë çiftet që do përballen në 1/8 ku do ketë eliminim direkt.

Gjithçka do hapet me derbin brazilian Palmeiras - Botafogo, i ndjekur nga Benfica - Chelsea. Fluminense është një tjetër ekip brazilian i kualifikuar dhe do të përballet me Interin, ndërsa Messi do të takohet përsëri me PSG- në me Inter Miamin. Dy ekipet gjermane do të përballen me dy ekipe amerikane. Flamengo kundër Bayern Munich dhe Monterrey kundër Borussia Dortmund. Juventusi, i dyti në Grupin G do të përballet me Real Madridin. Për Inzaghin dhe Al Hilalin e tij është përballë Man. City i Guardiolës.

Kalendari:

Palmeiras vs Botafogo (e shtunë, 28 qershor, ora 18:00 në Lincoln Financial Field në Filadelfia) (1)
Benfica vs Chelsea (e shtunë, 28 qershor, ora 22:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (2)
Inter vs Fluminense (e hënë, 30 qershor, ora 21:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (3)
Manchester City vs Al Hilal (e martë, 1 korrik, ora 03:00 në Camping World Stadium në Orlando) (4)
PSG vs Inter Miami (e diel, 29 qershor, ora 18:00 në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta) (5)
Flamengo vs Bayern Munich (e diel, 29 qershor, ora 22:00 në Hard Rock Stadium në Miami Gardens) (6)
Borussia Dortmund vs Monterrey (e mërkurë, 2 korrik, ora 03:00 në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta) (7)
Real Madrid vs Juventus (e martë, 1 korrik, ora 21:00 në Stadiumin Hard Rock në Miami Gardens) (8)

Projeksioni për fazën çerekfinale:

1 vs 2 - E premte, 4 korrik, ora 21:00 në stadiumin Camping World në Orlando. 
3 vs 4 - E shtunë, 5 korrik, ora 03:00 në stadiumin Lincoln Financial Field në Filadelfia. 
5 vs 6 - E shtunë, 5 korrik, ora 18:00 në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta. 
7 vs 8 - E shtunë, 5 korrik, ora 22:00 në stadiumin MetLife në East Rutherford.

Paraqitja grafike:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?