SHBA - Kupa e Botës për Klube mbylli ndeshjet e fazës së grupeve dhe tanimë janë mësuar të teta çiftet për në fazën e 1/8 me eliminim direkt. Në Grupin G, Manchester City turpëroi 2-5 Juventusin dhe si e para e grupit gjen në turin e radhës Al Hilalin e Inzaghit. Ndërkohë që fitorja 0-3 kundër Salzburgut e dërgoi Real Madridin në krye të Grupit H dhe në 1/8 do përballet kundër Juventusit.
Në "Camping World Stadium" të Orlandos, Manchester City dominoi me lojë dhe gola duke turpëruar 2-5 Juventusin. "Zonja" u duk me të vërtet e vjetër në fushë dhe Igor Tudor ka shumë punë përpara nëse bardhezinjtë duan të jenë konkurrues sezonin e ri. Dominimi i Cityt u pa që në minutat e para, aty ku Doku shënoi pas një asisti fantastik të Ait Nouri. Vetëm dy minuta më vonë Juvja barazoi shifrat, kjo pasi Koopmeiners përfitoi nga një gabim i portierit Ederson. Në minutën e 26-të ishte Kalulu që me një autogol qesharak i vendosi "kapakun" ditës së zezë për Juventusin.
Me avantazhin 1-2 të pjesës së parë, City nuk e ndali ritmin dhe gjeti golin e tretë me Haaland në minutën e 52-të. Më pas Foden dhe Savinho shënuan edhe dy gola të tjerë për Man. Cityn, para se Vlahovic gjashtë minuta nga fundi të dërgonte rezultatin përfundimtar në 2-5. Me nëntë pikë të plota City e mbyll Grupin G në krye dhe në fazën e 1/8 të Kupës së Botës gjen Al Hilal. Nga ana tjetër Juvja me gjashtë pikë renditet në pozitën e dytë dhe në turin me eliminim direkt do duhet t'i bëjë llogaritë me Real Madridin.
Në "Lincoln Financial Field" në Philadelphia, Real Madridi kaloi pa vështirësi 0-3 ekipin e Sazlburgut. "Galaktikët" gjejnë në 1/8 e Kupës së Botës për Klube Juventusin, ndërsa Salzburg është jashtë turneut. Dueli u dominua nga skuadra e Xabi Alonsos, por golat erdhën në fundin e pjesës së parë. Vinicius Junior në minutën e 40-të shënoi pas asistit të Bellingham, ndërsa në shtesën e tretë braziliani shërbeu për Valverden që nuk gaboi dhe mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Në fraksionin e dytë Garcia shënoi për 0-3 duke i dhënë kreun e Grupit H 'Galaktikëve'.
Në "Geodis Park" në Nashville, Simone Inzaghi mori fitoren e parë me Al Hilal. Arabët mposhtën 2-0 meksikanët e Pachuca dhe siguruan kalimin në fazën e 1/8 ku përballë do kenë Manchester Cityn. Salem Al Dawsari në minutën e 22-të zhbllokoi shifrat, ndërsa vijimi i ndeshjes i mbajti me "zemër në dorë" arabët. Në ekstremin e sfidës Marcos Leonardo shënoi edhe golin e dytë duke bërë që Inzaghi të festonte në stol. Pachuca del jashtë eventit.
Kupa e Botës për Klube, Rezultatet:
E enjte, 26 qershor 2025 - 21:00 - Grupi G
Juventus 2-5 Manchester City
Wydad 1-2 Al Ain
E premte, 27 qershor 2025 - 03:00 - Grupi H
Al Hilal 2-0 Pachuca
Salzburg 0-3 Real Madrid
Renditja në grupet G dhe H:
Çiftet e fazës së 1/8 në Kupën e Botës për Klube:
Palmeiras vs Botafogo
Benfica vs Chelsea
Inter vs Fluminense
Manchester City vs Al Hilal
PSG vs Inter Miami
Flamengo vs Bayern Munich
Borussia Dortmund vs Monterrey
Real Madrid vs Juventus

Komente